Shkup, 31 dhjetor – SHA EMV përmes kumtesës së shkruar e përshendet faktin që Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime ujore (KRRE) ka vendosur që rritja e çmimit të energjisë elektrike të jetë në korniza minimale dhe njëshifror.
“SHA EMV paraprakisht u pajtua që t’ia shesë energjinë elektrike EVN houm për nevojat e qytetarëve me çmim kompromisi prej 41 euro për një megavat orë, me qëllim që të mos shkaktojë rritje të konsiderueshme në pjesën e saj të pjesëmarrjes në çmimin përfundimtar të rrymës. Gjatë përcaktimit të çmimit të SHA EMV-së, me rëndësi të parë është marrë pikërisht projeksioni i asaj se cili do të jetë çmimi përfundimtar për konsumatorët. Prej atyre shkaqeve, mbahej kujdes që EMV-ja të propozojë dhe Qeveria të përkrah dhe të rekomandojë çmim, i cili nuk do të shkaktojë goditje të madhe të çmimit në shoqëri, e megjithatë ta mbajë stabilitetin e kompanisë”, thuhet në kumtesën e SHA EMV.
Në atë drejtim, thuhet, janë edhe vendimet e fundit të Qeverisë për furnizimin shtesë të EVN houm përmes EMV-së në kushte të gjendjes së krizës.
“Roli i SHA EMV me ligjin e ri për energjetikë është që prodhuesi shtetëror i energjisë elektrike të sigurojë tampon zonë kohore të çmimit në periudhë prej disa viteve. SHA EMV i investon të gjitha kapacitetet, edhe prodhuese, edhe njerëzore, që ta plotësojë obligimin e vet dhe të mbajë sistem stabil dhe të sigurtë elektro-energjetik dhe dërgesë të papenguar të energjisë elektrike për amvisëritë”, thuhet në kumtesën e SHA EMV.