Agjencia Zhurnal.mk.

EMV i demanton thëniet për shpërthim në HEC “Vrutok”, hidroelektrana vazhdon të punojë më se normalisht

Shkup, 17 nëntor – SHA EMV i demanton shkrimet në disa mediume për gjoja shpërthim në HEC “Vrutok”. Bëhet fjalë, siçmsqaruan nga EMV, për ndërprerje të shkurtë, 15-minutëshe, në punën e hidrocentralit, për shkak të siguruesit të përçuesit drejt fshatrave të Gostivarit.

 

“Hidroelektrana dhe i tërë Hidrosistemi Mavrovë vazhdojnë të punojnë më se normalisht. Dukuri të këtilla dhe të ngjashme në punën e instalacioneve ndodhin shumë shpesh dhe nuk janë të panjohura. Prandaj, i vlerësojmë si tendencioze shkrimet për shpërthim në HEC Vrutok të publikuara në mediume, pa u kontrolluar paraprakisht informata, duke iu referuar burimeve anonime. Publikimin e informatave të pakontrolluara dhe të rrejshme e përjetojmë si sulm ndaj kompanisë që nuk është në dobi as të ASH EMV-së, as të opinionit”, theksuan nga EMV.

Njëherit, paraprakisht sot disa mediume të vendit kumtuan se në HEC “Vrutok” ka pasur shpërthim. 

Related posts

Mot me diell dhe me erë

Z H

Pendarovski: Kemi nevojë për konsensus të ri, të gjerë kombëtar dhe shtetëror për zhvillim të mbështetur nga pushteti dhe opozita

D V

Sermine Purini bartëse e listës së BDI në Çair, i dyti Jetmir Asani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More