Agjencia Zhurnal.mk.

EMV dorëzon ofertë te EVN Home – Çmimi për MW është 13,6 për qind më i lartë se i këtij viti

Shkup, 14 dhjetor – SHA EMV dorëzoi ofertë deri te Furnizuesi universal me energji elektrike EVN Houm për plotësimin e 100 për qind të nevojave të planifikuara për konsumatorët tariforë për gjysmën e parë të vitit të ardhshëm. Oferta e dorëzuar në tenderin e pestë të EVN Houm është 41 euro për megavat orë energji elektrike dhe është 13.6 për qind më e lartë se oferta për periudhën korrik-dhjetor 2021.

 

“EVN Houm si Furnizues universal me energji elektrike, në tenderët e sotëm për prokurimin e energjisë elektrike për plotësimin e nevojave të konsumatorëve të saj për periudhën janar-qershor 2022, ka pranuar ofertë vetëm nga SHA EMV. SHA EMV edhe në të dy tenderët (për 60 për qind dhe 40 për qind të gjithsej nevojave të planifikuara) përmes ankandeve elektronike i ka ofruar EVN Houm si furnizues universal çmimin e blerjes së energjisë elektrike prej 41 euro për megavat orë, konfirmojnë nga EVN Maqedoni.

SHA EMV si ofertuesi më i favorshëm, shtojnë ata, do të mbulojë totalin e planifikuar të sasive të nevojshme të energjisë elektrike për konsumatorët që furnizohen nga Furnizuesi Universal për gjysmën e parë të vitit 2022.

“Çmimi i blerjes i fituar është 13,6 për qind më i lartë se ai i mëparshmi i fituar në tenderin e fundit të Furnizuesit universal me energji elektrike për periudhën korrik-dhjetor 2021, kur SHA EMV ofroi çmimin e blerjes së energjisë elektrike prej 36,1 euro për megavat orë për nevojat totale të planifikuara të EVN Houm si Furnizues Universal”, theksojnë nga EVN Maqedoni. 

Related posts

Covid në Maqedoni/ 4297 raste të reja për vetëm tre ditë

Z H

Milloshoski: E pamoralshme që Dimitrovi të flet për marrëveshje të dëmshme me Bullgarinë

Z H

Angelovski: Procesi zgjedhor zhvillohet qetë, pa prishje serioze të rendit dhe qetësisë publike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More