Agjencia Zhurnal.mk.

EMV: Çmimi i ngrohjes përcaktohet nga KRRE, rritja e kostove të aktivitetit nuk do të thotë domosdoshmërisht çmim final më i lartë

Shkup, 17 korrik – Çmimin e ngrohjes në Shkup e përcakton Komisioni Rregullativ për Energji dhe Shërbime të Ujit (KRRE), ndërsa rritja e kostove të aktivitetit nuk do të thotë domosdoshmërisht rritje e çmimit final të ngrohjes, vlerësojnë nga EMV Furnizimi me ngrohje.

“Kompanitë të cilët ushtrojnë veprimtarinë e prodhimit, distribucioni dhe furnizimi ka paraqitur kërkesë për njohjen e kostove të operimit të kompanive në KRRE. Bazuar në këto të dhëna dhe kostot e miratuara për kryerjen e aktivitetit, KRRE përcakton pozicionet tarifore sipas të cilave energjia termike e furnizuar faturohet për konsumatorët e fundit në periudhën në vijim”, thonë nga EMV Furnizimi me ngrohje dhe shtojnë se rritja e kostove të aktivitetit nuk nënkupton domosdoshmërisht rritje të çmimit final të ngrohjes. 

Ata vlerësojnë se SHA EMV me urdhër të Qeverisë e ka ndërmarrë edhe energjinë termike për Qytetin e Shkupit dhe sezonin e kaluar të ngrohjes nuk ka pasur ndërprerje në furnizimin me energji termike, dhe për kënaqësinë e një numri të madh të qytetarëve, më 15 tetor radiatorët ishin ngrohur.

“Edhe në sezonin e ardhshëm të ngrohjes SHA EMV nuk do të lejojë ndërprerje në furnizimin me energji termike”, thonë nga EMV Furnizimi me ngrohje.

Tashmë, shtojnë, se ka filluar aktiviteti për heqjen e gypit të djegur të nxehtësisë në urën “Bellasica”.

“EMV Furnizimi me ngrohje do të bëjë çdo përpjekje për të përfunduar çmontimin në kohën më të shkurtër të mundshme”, theksojnë nga EMV Furnizimi me ngrohje. 

Related posts

Rizvanoviq: Gjithçka është e qartë, qeverinë e ardhshme e formojnë VMRO-DPMNE, VLEN dhe ZNAM!

I Z

Osmani: Jam thellësisht i nderuar dhe i përulur nga besimi dhe mbështetja juaj

D V

Shqiptarët vendimtarë për fitore në rrethin e dytë!

I.A

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky