Agjencia Zhurnal.mk.

Emmanuel Macron do t’i drejtohet kombit, pritet të zbulojë planet për të frenuar variantin Delta

Presidenti francez Emmanuel Macron do t’i drejtohet kombit në një fjalim televiziv të hënën në mbrëmje ndërsa vendi ka frikë nga një valë e re e coronavirusit e ushqyer nga varianti më ngjitës Delta.

 

Tipi i virusit, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, tani përbën shumicën e infeksioneve të reja në vend, sipas autoriteteve shëndetësore.

“Ne jemi në fillim të diçkaje që duket si një valë epidemie”, citohet të ketë thënë ministri i Shëndetësisë, Olivier Véran.

Ndërsa numri i të shtruarve në spitale vazhdon të bie me 947 persona në kujdes intensiv, infeksionet e reja po rriten.

Ndryshe, të dielën, Franca raportoi 4,256 raste të reja krahasuar me 2,549 vetëm një javë më parë.

Por, rastet e reja mund të rriten “mbi 20,000 në fillim të gushtit nëse nuk veprojmë”, ka paralajmëruar Véran.

Në këtë kontekst, kreu i shtetit pritet të shpallë kufizime të reja të mundshme vetëm disa ditë pas heqjes së tyre.

Klubet e natës u rihapën në të gjithë vendin të premten për herë të parë në 16 muaj, një hap i fundit në kthimin në normalitetin para-pandemisë.

Related posts

Turqia dhe Azerbajxhani kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

D V

Rregullatori amerikan përkrah dozën përforcuese të vaksinës antiCOVID për disa kategori të popullsisë

D V

Autoritetet italiane shpëtojnë një anije me mbi 500 emigrantë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More