Agjencia Zhurnal.mk.

Emini: Kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina dhe zëvendëskapiteni, Benjamin Emini një ditë para ndeshjes derbi me Dritën janë paraqitur në konferencë për media.

Emini tregoi përshtypjet e para në prag të ndeshjes ndaj gjilanasve.

“E dimë që Drita ka një ekip shumë cilësore. Besoj që do të jetë një ndeshje shumë e fortë. Kemi përgatitur mirë ndeshjen dhe shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv”, tha Emini.

Poashtu lajm pozitiv për trajnerin Batatina është rikthimi i sulmuesit ganes, Latif Amadu. Latif është i grumbulluar për këtë takim.

Ndeshja e derbi e kësaj jave në Superligën e Kosovës ndërmjet Dritës dhe Llapit, zhvillohet nesër (e shtunë), me fillim nga ora 13:00 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

/Gazeta Olle/

 

Related posts

Zyrtare: KF Llapi ka shkëputur kontratën me futbollistin që e transferoi gjatë verës

Redaksia

VMRO-DPMNE zyrtarisht nisë takimet me “partitë e vogla” për një njësi zgjedhore

Z.H

E nënçmuan kundërshtarin, Përfaqësuesja e Kosovës turpërohet nga Mozambiku

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More