Agjencia Zhurnal.mk.

Emina Çunmulaj anëtare e jurisë në “Miss USA 2023”

Emina Cunmulaj është nga personazhet më të dashura shqiptare.

Modelja e njohur na ka bërë krenarë ndër vite me sukseset e saj dhe kjo ndodhi edhe së fundmi.Ylli shqiptar do të jetë në jurinë e “Miss USA 2023”.Lajmi fantastik u dha nga faqja e kompeticionit, ku flasin në superlativa për Eminan.“Na ndihmoni të mirëpresim modelen, filantropisten dhe sipërmarrësen Emina Cunmulaj Nazarian në panelin e gjykimit të Miss USA 2023. Emina Cunmulaj-Nazarian, një supermodele e arrirë shqiptaro-amerikane, u bë e njohur në moshën 15-vjeçare duke fituar Elite Model Look Yugoslavia në vitin 2001. Ajo bashkëpunoi me ikona të modës si Jean Paul Gaultier, Karl Lagerfeld dhe Dolce & Gabbana, është shfaqur në kopertinat e Vogue, Marie Claire, etj. Që nga viti 2019, Emina ka qenë një figurë e spikatur në Harvard dhe në Universitetin e Miçiganit, duke dhënë leksione për filantropinë. Ajo themeloi fondacionin ‘Emina’s Hand Foundation’, shërben si COO dhe anëtare e bordit në Fondacionin ‘Fundjavë Ndryshe’, mbështet edukimin përmes fondacionit ‘Nazarian Family Foundation’, mban një vend në bord në ‘Baptist Health Foundation’, duke promovuar me pasion filantropinë dhe mirëqenien e komunitetit.“-thuhet në postim.

Related posts

Si u lëndua Ganiu në Big Brother, a ndodhi incidenti pas problemit teknik?

D V

“Pse ke pranuar të flesh me Ganinë kur je e martuar”, Linda Halimi i përgjigjet pyetjes së sikletshme në BBVK

D V

Ciara shfaqi me krenari barkun shtatzënë të zbukuruar me copa folie

D V