Agjencia Zhurnal.mk.

Emigrantë nga Kuba e largët përmes Maqedonisë së Veriut kërkojnë jetë më të mirë në BE

Shkup, 10 janar – Vitin e kaluar në buletinet e MPB-së për zbulimin e emigrantëve që kanë transituar ose kanë hyrë në vend, një numër të konsiderueshëm ka pasur nga Kuba e largët. Janë zbuluar gjithsej 410 persona, ndërsa në fillim të vitit edhe pesë të tjerë në Gjevgjeli.

 

Se numri i emigrantëve nga ky vend i Karaibeve është i madh, tregojnë të dhënat se janë zbuluar në periudhën nga janari deri në tetor dhe deri në fund të vitit edhe më shumë është rritur.

Sipas MPB-së, kubanezët në vend hyjnë nga Serbia dhe pas kalimit të territorit tonë duan të vazhdojnë për në Greqi. Një pjesë e madhe e emigrantëve nga Kuba janë emigrantë ekonomikë dhe ata kanë qëllim të largohen në vendet e BE-së.

“Emigrantët nga Kuba nuk mbeten në vendin tonë dhe shpesh destinacioni i tyre i fundit është ndonjë shtet anëtar i BE-së”, thonë nga policia.

Vitin e Ri në vendin tonë e kanë pritur vetëm gjashtë emigrantë nga Kuba që janë vendosur në Qendrën transitore për pranim në Gjevgjeli, derisa në qendrat në Shkup dhe Tabanoc nuk ka të akomoduar persona nga ky shtet.

Tentimi i fundit për transportin e emigrantëve nga Kuba është regjistruar në datën 6 këtë muaj ku në drejtimin rrugor mes fshatrave Përdejcë dhe Smokvicë është arrestuar P.G (48) nga Bogdanci i cili ka transportuar pesë persona- emigrantë nga ai vend.

Related posts

Markush për fillimin e negociatave: Shpresoj në fund të dhjetorit

Z H

Të hënën ditë zie në Kosovë për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci

R Zh

Pritet formim i Qeverisë në Sofje për të vazhduar negociatat për anëtarësim

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More