Agjencia Zhurnal.mk.

Emigrant në SHBA/ Si ta kontaktoj Qendrën Kombëtare të Vizave dhe të mësoj kur procesohet viza

Fatkeqësisht, Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) nuk ka rifilluar ende të ofrojë shërbimin telefonik përmes të cilit mund të kërkosh informacion lidhur me ecurinë e çështjes. NVC-ja po e kthen sistemin e saj telefonik në VOIP (“voice over internet protocol”), një shërbim që mundëson thirrjet telefonike përmes internetit, dhe gjithashtu do të kalojë në një fazë tranzicioni teknik. Kështu që duhet pritur derisa të përfundojë ky proçes. 

Në natyrën e tij, roli i NVC-së është administrativ dhe konsiston në mbledhjen e dokumentave dhe peticioneve me qëllim krijimin e një dosjeje të plotë të çështjes. Ndonëse për shumë nga dokumentat egziston një lloj uniformiteti, çdo ambasadë ka suplementet e saj që ofrojnë udhëzimet e nevojshme. Është mirë t’i referoheni këtyre udhëzimeve në kohën kur përgatiteni për t’i paraqitur dokumentat NVC-së si dhe gjatë fazës së përgatitjes për intervistë. 

NVC-ja po nxit fort përdorimin e shërbimit të ofruar në internet Public Inquiry Form për t’u informuar për çështjen si dhe për të marrë përgjigje për pyetjet apo për shqetësime të ndryshme. Sipas NVC-së, koha që nevojitet për të marrë përgjigje për pyetjet e paraqitura përmes shërbimit Public Inquiry Form është disa ditë.

Shërbimin Public Inquiry Form mund ta gjeni në këtë adresë interneti: https://travel.state.gov/content/travel/en/us-visas/visa-information-resources/ask-nvc.html. 

Përgjigjet për pyetjet e bëra nëpërmjet Public Inquiry Form do të vijnë nga TSGSystem@tsg.state.gov. Ju lutemi që të mos i dërgoni pyetjet direkt në atë adresë interneti, pasi ashtu nuk do të “bien në dorë” të NVC-së. Avokati që ju përfaqëson duhet të tregojë në formular, poshtë vendit ku shkruhet “Who are you” që interesimi për çështjen po bëhet nga avokati. Diçka e tillë bën që kërkesa të dërgohet për shqyrtim në një “kuti” të brendshme të veçantë. Nëse nuk keni marrë përgjigje brenda afatit kohor ose çështja duhet përshpejtuar pasi e keni përdorur shërbimin Public Inquiry Form, atëhere duhet të paraqisni një tjetër kërkesë për marrje informacioni, përmes të njëjtit portal dhe në fillim të mesazhit duhet të shkruani “ATTENTION PI SUPERVISOR”. Duhet të përmendni gjithashtu numrin e tentativave të mëparshme për komunikim dhe mungesën e një përgjigjeje nga ana e NVC-së si dhe të paraqisni kopje të këtyre kërkesave për marrje informacioni.

Related posts

Lavrov: Përmasa e tragjedisë në Gaza po nënvlerësohet qëllimisht

Xh M

Shtrëngimet në tregun e naftës, kërkesat e konsumit dhe situata gjeopolitike

Xh M

Blinken në Brazil për takimin e G20-ës, takohet me Presidentin brazilian

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy