Agjencia Zhurnal.mk.

Emergjenca energjetike, Edi Rama prezanton sot planin e masave për përballimin e krizës

Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama shpalli emergjencën për furnizimin me energji elektrike ndërsa sot pritet të bëjë publik planin e posaçëm për të përballuar situatën e krizës energjetike që ka prekur vendin tonë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se sot do të bëjë planin për të përballuar situatën e krizës energjetike.

“Kemi pasur një mbledhje jashtë rendit të përjavshëm për të marrë një vendim për të deklaruar emergjencën e furnizimit të energjisë elektrike. Vendimi është i diktuar nga një situatë e përgjithshme e rritjes marramendëse e çmimit në energjisë në tregjet ndërkombëtare. I jep qeverisë mundësinë që të ndërhyjë qoftë me instrumentet financiare, qoftë me instrument  të natyrës administrative. Me këtë vendim i hapim rrugë edhe ekzekutimit të planit të posaçëm për të përballuar këtë situatë dhe planin do ta bëjmë publik”, ishte shprehur Rama.

🔴 SOT ORA 15.00 Shqipëria përballë rritjes së shumëfishtë të çmimit në tregjet ndërkombëtare dhe Plani i Qeverisë për mbrojtjen e familjes shqiptare nga furtuna e krizës energjitike🤝

Posted by Edi Rama on Saturday, October 9, 2021

Related posts

Gjendet i pajetë trupi i një emigranti në Drenove të Korçës

D V

Parashikimi i motit në Shqipëri

D V

Pas 29 vjetësh Shqipëria del nga lista e vendeve në monitorim nga KiE, Hasani: Reformat transformuese u njohën

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy