Agjencia Zhurnal.mk.

Email-et e Nanos zbulojnë lëvizjet dhe takimet e Talo Çelës në Tiranë

Emailet e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë kanë nxjerrë një sërë informacionesh për çështje të ndryshme.

 

Ndër to edhe një dokument i cili nxjerr në pah, lëvizjet e të shumëkërkuarit nga Policia, Talo Çela.

Policia e Shtetit ka siguruar në 2021 një informacion në të cilin thuhet se Talo Çela qarkullonte në Tiranë me një mjet “Audi q8” ndërsa është takuar edhe me persona të tjerë.

Sipas informacionit Çela ka lëvizur rreth datave 25-26 Korrik 2021në Tiranë ku është takuar edhe me Ervin Matën.

Burimi i informacionit ka patur dyshime se Ervin Mata do të përdorte Talo Çelën për të eleminuar ndonjë nga kundërshtarët e tij.

Materiali i dalë nga emailet e ish-drejtorit të Policisë Gledis Nano:

DEPARTAMENTIT TË POLICISË KRIMINALE

Drejtoria e Antiterrorit ka administruar një informacion i cili bën fjalë për personin në kërkim Talo Çela dhe disa lidhje me interes të tijë.
Sipas informacionit, personi në kërkim Talo Çela prej disa kohësh është parë të lëvizë në Tiranë. Me datën 5 Gusht 2021 pas orës 20.00 ai ka shkuar tek Hotel Viktoria-s Rooms me adresë tek Rruga e Dibres. Atje ai ka shkuar i shoqëruar nga tre persona të tjerë të cilët kishin në përdorim nje mjet tip golf ngjyrë gri kurse vetë udhëton me njeë mjet tip Audio Q8 ngjyrë blu të errët me targa gjermane. Burimi ka informuar se në këtë objekt, Talo Cela ka qënë dhe para dy javësh, rreth datave 25-26 Korrik 2021. Herën e parë, Talo është parë na makiunë me një femër dhe një femijë kurse me datën 5 ka qënë vetëm. Sipas informacionit, Talo ÇELA ka marrë kontakt me shtetasin Ervin Mata.Sipas burimit, Ervinit i kanë thënë se me këtë duhet pasur kujdes se ka shumë kundërshtarë dhe se mund ta vrasin. Ervini i është përgjigjur që le të bëjnë cfarë të duan, për mua ka rëndësi që të mos më ndodhë ngjarje tek objekti im. Burimi i informacionit dyshon se Ervin Mata mund ta përdorë Talon për të eleminuar ndonjë nga kundërshtarët e tijë.
Ju bëjmë me dije se nga ana jonë është këmbëngulur se sa të sigurtë e ka burimi këtë informacion dhe ai ka ngulur këmbë se është tepër e sigurtë për këto takime dhe personi që e ka vënë në dijeni është lidhje e afërt e Ervin Matës dhe ngul këmbë që të ruhet pasi është një ndër përsonat e pakët që ka dijeni për takimet e Talos me Ervin Matën.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin.

Related posts

Shkrimi në mediat greke/ Europa në sfidë për të shkëputur varësinë nga gazi rus, ja pse Shqipëria shihet si ‘oazi’ i ri i burimeve energjetike

D V

Nikolla vizitë në Greqi, takon homologun e saj: Kemi marrë mbështetjen për integrimin tonë në BE

D V

A ju kërkoi falje Aleksandër Vuçiç për djegien e flamurit shqiptar në Beograd? Përgjigjet Edi Rama

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More