Agjencia Zhurnal.mk.

Elvana Gjata në koncert/ Këngëtarja interpreton më 22 qershor në Arenën kombëtare

Elvana Gjata, e cilësuar si diva e muzikës bashkëkohore shqiptare, ka lajmëruar koncertin e saj madhështor më 22 qershor në stadiumin Air Albania.

Menjëherë interesi ka qenë i dukshëm, njëlloj si për çdo këngë të saj, që pas publikimit ka miliona shikime. Elvana Gjata duket se ka prekur telat e të gjithë publikut shqiptar në Shqipëri, Kosovë e diasporë.

Elvana e ka përcaktuar koncertin si një lajm me rëndësi të veçantë, dhe këtë event ndër më të rëndësishmit të karrierës së saj.‘22 qershori nuk është thjesht një datë, nuk është thjesht një ditë por është një moment kyç i një udhëtimi muzikor në dy dekada. Një show në 360 gradë kështu që nuk na mbetet gjë tjetër”, kështu ka shkruar artistja kur ka lajmëruar koncertin.

Projekti i fundit i artistes është bashkëpunimi më këngëtaren Dhurata Dora në këngën ‘Rrotullo’.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i fansave, të cilët shprehën shumë entuziast për këtë koncert.

Ndërkohë shumë kuriozitet ka edhe për detajet e peformancës në stadiumin Air Albania, si një ndër ambientet me hapësirën më të madhe në Tiranë.

Related posts

Edona James flet pa doreza, u tregon banorëve momente intime nga një rast që i ndodhi pas ndërhyrjes në hundë

D V

Nora Istrefi paralajmëron bashkëpunimin me Eli Malajn

D V

Will Smith reflekton mbi gabimet e të kaluarës: Fama është një përbindësh

D V