Agjencia Zhurnal.mk.

Elshani: Nuk dorëzohet Feronikeli, mban shpresën se do të zhbllokohet afati kalimtar

 

Kur pritej që këto rezultet negative, të shndërroheshin në pozitive, me ardhjen e trajnerit të ri, Faruk Elshanit, ndodhi e kundërta.

‘Industrialistët’ u përballën me probleme të shumta, duke filluar nga bllokimi i merkatos nga UEFA, për shkak të problemit me financa me një nga ish-futbollistët.

Dhe, zhbllokimi i regjistrimeve të lojtarëve mbetet shpresa e vetme e Elshanit për stinorin e ardhshëm.

‘Për stinorin pranveror e presim me shpresë që së pari të arrijmë të zhbllokojmë regjistrimet e lojtarëve e të transferojmë disa lojtarë që të punojmë fort që në sezonin pranveror të mbledhim sa më shumë pikë’ – tha fillimisht trajneri i Feronikelit, Faruk Elshani për Insportin.

Feronikeli po kalon edicionin më të vështirë që nga inkuadrimi në Superligë, ku në fund të këtij stinori klubi nga Drenasi u rëndit e fundit, duke grumbulluar vetëm 11 pikë.

Mospasja e rezultateve sipas Elshanit ka ardhur si pasojë e mungesës së fondit të lojtarëve.

Mendoj se mos rezultatet e mira kanë ardhë edhe në mungesë të fondit të mjaftueshëm të lojtarëve. Kam pasë lojë që kam pas vetëm 15 futbollistë në dispozicion, kur duhet që tash mundesh me pas 9 futbollistë revervë, është desht të plotësohen me junior. Se nëse e shikojmë rrethin e parë të lojëve kemi qenë në objective, do të thotë në 9 ndeshjet e para kemi pasë 10 pikë, por në rrethin e dytë filluan problemet me lëndime, kartona. Kur dihet fondi i lojtarëve u bë shumë vështirë, por edhe nganjëherë fati nuk ishte me neve.’ – shtoi më tutje Elshani.

Përkundër që gjenden në pozitën e fundit në tabelën e Superligës, dhe me vetëm 11 pikë të grumbulluara, Elshani theksoi se nuk ka presion nga kryesia.

Presion nga kryesija nuk ka se edhe ata e dinë mirë me çfarë probleme jemi ballafaquar së pari me fillu kampionatin’ – tha Elshani.

Ndërsa sezoni pranveror në BKT Superligën e Kosovës do të rinisë më 12 e 13 shkurt, trajneri i klubit të Feronikelit përfundoi se nuk i mbetet gjë tjetër vetëm të presin se çfarë do të ndodh dhe si do të organizohet klubi për stinorin që po vjen.

Related posts

Mickoski: Nëse nuk arrij të formoj qeveri efikase, opsioni i vetëm janë zgjedhjet e shpejta

Redaksia

Zakonjshek për MIA-n: Me hapjen e tregut hekurudhor do të tërhiqen ofrues të rinj të shërbimeve

Redaksia

Janë aplikuar mbi 20.000 vaksina kundër gripit sezonal

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More