Agjencia Zhurnal.mk.

Elon Musk pezullon llogarinë e Kanye West në Twitter: Mbështeti Hitlerin

Elon Musk njoftoi përmes Twitter pezullimin e llogarisë së reperit Kanye Ëest “për nxitje të dhunës” .

Këngëtari sapo ishte kthyer në platformën sociale prej dy javësh, por në një intervistë të fundit ai kishte thene fjalë vlerësimi për Adolf Hitlerin.

\Musk, i cili ka investuar publikisht në një platformë kushtuar fjalës së lirë që kur bleu Tëitter, personalisht e kishte mirëpritur kthimin e West në mediat sociale. Por të enjten ai lajmëroi pezullimin e tij:

“Bëra më të mirën. Megjithatë, ai shkeli rregullat tona kundër nxitjes së dhunës përsëri,” shkroi Musk në një postim në Tëitter.

Pavarësisht valës së kritikave dhe pasojave të deklaratave të tilla në aktivitetet e tij sipërmarrëse, reperi nuk ka bërë asnjë hap prapa, dhe ditët e fundit ai ka publikuar postime të tjera.

Për më tepër, në një emission të fundit me Alex Jones po aq të diskutueshëm, West kishte argumentuar se nazizmi dhe Adolf Hitleri duhet të njihen gjithashtu si “kontribute pozitive”, për shembull në aspektin e zbulimeve shkencore.

Related posts

Fjolla Morina: Më kanë sharë pas shpine sepse nuk kishin kurajo të më flisnin në sy

D V

Pamje nga festa e ditëlindjes së moderatores së njohur shqiptare

Lea Muslija

Dustin Tavella shpallet fitues i “America’s Got Talent”

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More