Agjencia Zhurnal.mk.

Elon Musk do të hap një universitet në Teksas, fokus kyç mësimi i shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës

Titani i teknologjisë, Elon Musk po planifikon të ndërtojë një universitet në Austin të Teksasit, sipas dosjeve tatimore, raporton Bloomberg.

Një organizatë bamirëse e quajtur The Foundation mori një donacion nga Musk prej 100 milionë dollarësh dhe me këto para planifikon fillimisht të hap një shkollë fillore dhe të mesme në Austin për shkencë, teknologji, inxhinieri dhe matematikë, transmeton Telegrafi.

Pasi të bëhet plotësisht funksionale, shkolla do të fokusohet në krijimin e një universiteti.

Kjo shkollë po synon të kërkojë akreditim nga Shoqata Jugore e Kolegjeve dhe Komisioni i Shkollave për Kolegjet, një hap i parë i domosdoshëm për të hapur institucionin arsimor.

Sipas dosjes, universiteti planifikon t’i mësojë studentët brenda institucionit gjithashtu edhe nga distanca, me teknologji të përshtatshme.

Në fillim do të regjistrojë 50 studentë për ta rritur këtë numër me kalimin e kohës.

Shkolla do të financonte aktivitetet e saj përmes donacioneve dhe tarifave të shkollimit, megjithëse në dosje thuhet gjithashtu se nëse një student nuk mund të paguajë shkollimin ose tarifat, shkolla mund të sigurojë ndihmë financiare.

Institucioni që po përpiqet të hap Elon Musk ka nisur aktualisht rekrutimin e stafit.

Related posts

iPhone 16, ndryshimet mbresëlënëse në kamerën e tij

Xh M

A po i jep fund Google aplikacionit Gmail?

D V

Google ndalon gjeneratorin e imazheve Gemini, Inteligjenca Artificiale krijoi fotografi të pasakta historike

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy