Agjencia Zhurnal.mk.

Elmedin Rama zyrtarizohet te Slavia Praga

Ashtu edhe siç raportoi Tëvë1, talenti mitrovicas i futbollit, Elmedin Rama, është anëtar i ri i klubit të njohur çek, Slavia Praga.

Slavia të martën ka njoftuar se Rama 18-vjeçar është tashmë pjesë e skuadrës. Sulmuesi i rrezikshëm fillimisht pritet të luajë me ekipin B të Slavias. Por ai vlerësohet me potencial që shpejtë të gradohet në ekipin A.

Rama është transferuar te Slavia nga Trepça e Mitrovicës, ku është paraqitur me sukses në Ligën e Parë të Kosovës, ndërsa ka luajtur edhe me ekipin e juniorëve.

Ai ka stërvitur për disa ditë me Slavian, kurse këtë të martë firmosi për tri vjet.

Shtatlarti Rama është edhe pjesë e Kosovës U19. Shquhet për qasjen profesionale ndaj karrierës dhe përkushtimin për të pasur sukses në futboll.

Slavia është nënkampione e Çekisë. Ka shtatë tituj të Çekisë, të fundit në vitin 2021. Po ashtu është fituese në fuqi e Kupës së Çekisë. Pra bëhet fjalë për njërin prej klubeve më të mëdha në Çeki.

Related posts

Dita e ndeshjes: Ballkani e pret Viktoria Plzenin në “Air Albania”

D V

Xavi solli një Barcelonë kundër Portos siç nuk është parë në më shumë se 20 vjet

D V

Kush i prinë shortit për Euro 2024 dhe pse të gjithë duan të jenë në këto dy grupe

D V