Agjencia Zhurnal.mk.

Elia i është mirënjohëse këtij personi që e ndihmoi të kalonte periudhën e vështirë pas lindjes

Në tetor të 2020-s, Elia Zaharia dhe princ Leka u bekuan me një vajzë, të cilës i vendosën emrin e të ndjerës princeshë Geraldina, njohur dhe etiketuar shpeshherë si “Trëndafili i Hungarisë”. Viti i parë i prindërimit i ka vendosur të dy përballë përgjegjësive të reja, të cilat janë lehtësisht të përballueshme nëse ka dashuri që nuk i mungon në asnjë moment Geraldinës së vogël.

 

E ftuar në “Rudina”, së bashku me Princin Leka, Elia tregoi se përgjatë këtij viti ata të dy i janë përkushtuar plotësisht vajzës së tyre të vogël, por mbështetje e madhe e këtij viti ka qenë edhe gjyshja e Geraldinës, aktorja e madhe Yllka Mujo, e cila, siç rrëfeu Elia, bëhet po aq bebe sa vogëlushja sa herë gjendet para saj.

Për herë të parë ajo rrëfeu se për disa muaj me radhë, postpartum për të ka qenë një periudhë e vështirë, por një mbështetje e jashtëzakonshme për të dalë nga ajo gjendje ka qenë e ëma.  

“Dua ta cekim këtë pak, është e rëndësishme, ndoshta edhe si mesazh. Gjithmonë kur flasim për ardhjen e një fëmije, përpos anës së lumturisë së madhe që ka çifti dhe familja që mirëpret një bebe të vogël, shumë pak flitet edhe për pjesën e vështirë të postpartum, domethënë për pjesën e trazirave emocionale që përjeton njeriu në atë periudhë. Jo të gjithë e përjetojnë, por disa e përjetojnë. Unë nuk e kam përjetuar lehtë.  Kanë qenë emocione të miksuara të lumturisë së madhe, por ndoshta edhe lodhja, edhe mungesa e gjumit dhe të gjitha gjërat bashkë që sollën një periudhë disamujore jo të thjeshtë dhe është shumë e rëndësishme të kesh njerëz pozitivë afër. Mami ka luajtur një rol të jashtëzakonshëm për të më nxjerrë nga ajo gjendje. Nuk është turp të kërkosh ndihmë, çdo lloj ndihme në në ato momente është e mirëpritur, sikur edhe dikush që gatuan për ty apo dikush që ta mban beben 1-2 orë sa ti të flesh. Është shumë e rëndësishme kjo.“-përfundoi ajo.

Related posts

Fotografitë me bikini që dëshmojnë se plakja ka ndaluar për J.Lo

D V

Bella Hadid zbukuron New York-un me paraqitjen

D V

Me flokë bionde dhe bikini, Beatrix Ramosaj e mahnitshme në imazhet e reja

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More