Agjencia Zhurnal.mk.

Ekzekutohet me armë zjarri një 28-vjeçar nga Gostivari

Gostivar, 17 Shtator – Mbrëmjen e së shtunës në Gostivar, me armë zjarri është qëlluar për vdekje një 28 vjeçar. Ngjarja tragjike ndodhur rreth orës 19 e 30, ndërsa autori apo autorët e vrasjes ende janë në liri dhe të paidentifikuar për organet e rendit, njofton Gostivari Sot

 

Vrasja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës. Sipas dëshimitarëve okuluar, i ndjeri ka qenë duke u kthyer nga qyteti në shtëpi. Dhjetë metra nga porta e shtëpisë është sulmuar me armë zjarri.

Nga informacioni ekskluziv që siguroi Gostivari Sot nga Policia, rreth orës 19:40 në SPB -Tetovës është raportuar se në Spitalin e Gostivarit “Ferid Murad” është sjellë 28-vjeçari G.A. nga Gostivari, i cili ka qenë i lënduar me një plagë hyrëse-dalëse me armë zjarri në kokë.

“Atij i është dhënë ndihma mjekësore, por i njëjti i’u nënshtrua plagëve të marra. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan për Gostivari Sot burime nga Policia. Lajmi për Gostivari Sot u konfirmua edhe nga Spitali i Gostivarit.

Polocia ka nisur hetimet në terren. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dhënë për obduksion.

Related posts

Maqedoni, 88% e furnizimeve publike në kohë të pandemisë janë kryer me negociim pa shpallje të konkursit

D V

Do të thjeshtësohet procedura për vendosje të fotovoltaikëve

Z.H

Do të ulen çmimet për parkim në “Parkingun e Qytetit”

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More