Agjencia Zhurnal.mk.

Ekspozitën “Gjithësia.Njeriu.Inteligjenca.” deri më tani e kanë vizituar më shumë se 1.200 të rinj

Shkup, 25 prill – Mbi 1.200 nxënës të shkollave ​​fillore dhe të mesme nga i gjithë  vendi deri më tani kanë vizituar ekspozitën interaktive globale për të rinj “Gjithësia.Njeriu.Inteligjenca.”, që në organizim të Institutit Gete dhe dhe Shoqatës Maks Plank nga 3 prilli shfaqet në Shkup.

Përveç vizitave të organizuara, ekspozitën e vizituan edhe individë të interesuar për temat e universit, ​​historisë së njerëzimit, trurit, antropocenit dhe inteligjencës artificiale, thanë organizatorët. 

 Në kuadër të ekspozitës u zbatua edhe gara  “STEM në jetën time”. Ekipi fitues mori bursa nga Shërbimi Pedagogjik për Shkëmbimi (PAD) për një qëndrim 4-javor në Gjermani.

Në punëtoritë për orientim në karrierë që ofrohet në bashkëpunim me Asociacionin e këshilltarëve të karrierës nga Maqedonia, morën pjesë rreth 245 mësimdhënës, ndërsa punëtori për këshillim karriere të nxënësve do të mbahan  më 25 dhe 27 prill. 

Në bashkëpunim me Shërbimin Akademik Gjerman për Shkëmbim (DAAD), ofrohet këshillim për studim në Gjermani. Këshillimet e radhës janë planifikuar sot në orën 17:00 në Qendrën Kulturore-Informative në Shkup.

 Ekspozita i paraqet projektet e tanishme  kërkimore dhe të ardhshme nga Gjermania dhe shtron pyetje të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me ne si banorë të Tokës dhe në të cilat  përpiqemi t’u përgjigjemi: Nga vijmë? Ku shkojme? Çfarë na bën të jemi njerëz?, ndërsa  mund të vizitohet deri më 28 prill në hapësirën ekspozuese të Qendrës Kulturore dhe Informative në Shkup. Hyrja është falas.

Related posts

Kovaçevski konsideron se ligji i ri nuk do të ndihmojë për vazhdimin e afatit të pasaportave

D V

VLEN: Bujar Osmani është i vetmi që ia hapi qiellin Rusisë dhe e solli Sergej Llavrovin në Shkup

D V

Skandaloze/Çfarë e lidh Shaqir Fetahun me ish deputetin e Putinit që Radio Evropa e Lirë e përmend si udhëheqës të rrjetit prorus për ndikim në Ballkan (Foto)

I Z

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy