Agjencia Zhurnal.mk.

Ekspozitë ekologjike – Të rinjtë për një Tetovë të pastër

Tetovë, 1 dhjetor – Shoqata Multikultura – Tetovë në bashkëpunim me artistët e rinj nga qyteti organizoi ekspozitë të fotografive dhe vizatimeve artistike përkushtuar ekologjisë me qëllim që përmes artit të propozohen zgjidhje për disa probleme ekologjike.

 

Fotografistët e rinj përmes fotografive i identifikuan pjesët më të ndotura të qytetit, ndërsa artistët përmes artit të tyre  përmes nëntë vizatimeve të realizuara shprehën si do të dëshironin të duken këto pjesë të qytetit, të pastërta dhe të menaxhuara mirë.

“Eko ekspozita” e cila është realizuar nga Shoqata Multikultura në bashkëpunim me artistët e rinj ka për qëllim ta ngritë vetëdijen  te qytetarët për mjedis jetësor të pastër dhe të menaxhuar mirë. Mbeturinat komunale janë problem për çdo qytetar, si dhe për artistët e rinj, të cilët përmes artit të tyre propozuar zgjidhje për këtë problem”, deklaroi Majlinda Iljazi nga Multikultura.

Ky aktivitet është realizuar në suaza të projektit “Ndryshime pozitive për menaxhim me mbeturinat komunale në komunën e Tetovës”, të realizuar nga Shoqata Multikultura dhe financiarisht i mbështetur nga Fondacioni “Shoqëria e Hapur” – Maqedoni.

Related posts

Arsovska: Borxhi i Shkupit është mbi 50 milion euro

D V

Presidenca sllovene pret negociata zyrtare me Shkupin dhe Tiranën

D V

Bexheti: Gasifikimi i Tetovës një projekt gjigant që do e realizojmë për qytetin tonë (VIDEO)

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More