Agjencia Zhurnal.mk.

Ekspozitë dhe promovim i një libri me rastin e Ditës së alfabetit të gjuhës shqipe

Manastir, 21 nëntor – Në prag të shënimit të Ditës së Alfabetit të gjuhës shqipe – 22 Nëntor, në mbrëmje nga ora 19:00 në Muzeun e Alfabetit Shqip në Manastir do të hapet ekspozita “Gjuha shqipe – nga alfabeti në drejtshkrim”.

 

Në kuadër të manifestimit “Ditët e Alfabetit”, Instituti për Trashëgiminë Kulturore dhe Shpirtërore të Shqiptarëve në Shkup sot do të promovojë librin “Saga e letrave shqipe” të autorit Prof. Dr Agim Vinca.

Dita e alfabetit të gjuhës shqipe përkujton një ngjarje historike – mbajtjen e Kongresit të Manastirit në vitin 1908, në të cilin u krijua alfabeti i standardizuar i shqipes.

Kongresi u mbajt nga 14 deri më 22 nëntor 1908, ku morën pjesë 32 delegatë me të drejtë vote, përfaqësues nga 26 qytete dhe shoqata të ndryshme të shqiptarëve.

Dita e Alfabetit Shqip – 22 Nëntori është ditë jopune për komunitetin etnik shqiptar në vend.

Related posts

Raporti i BP-së: Rritja ekonomike e Maqedonisë sivjet pritet të ngadëdalësohet për 2,7%

Z.H

Helikopter policor mbi Shkup, Gostivar dhe Tetovë, MPB: Nuk ka vend për panik, janë stërvitje standarde

Xh M

Nxënësit do të kthehen në shkolla nëse situata ngelet stabile si tani

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More