Agjencia Zhurnal.mk.

Ekspozita për Çamërinë/ Presidenca i përgjigjet Greqisë: Kreu i shtetit jep llogari vetëm para Kuvendit dhe popullit shqiptar

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me shkrimet në mediat greke mbi një ekspozitë të zhvilluar në ambientet e jashtme të Institucionit të Presidentit të Republikës me temë “gjenocidi i çamëve ” dhe “pushtimi i territoreve shqiptare nga Greqia”. Kjo ekspozitë ishte organizuar nga Akademia “Rrënjët Tona” dhe shoqëria civile.

 

Në përgjigje të interesimit të Top Channel, Presidenca thekson se çdo shtet serioz, duhet ta ketë të qartë, se Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta nuk jep llogari për vendimet dhe qëndrimet e Tij para asnjë ambasade të akredituar në Tiranë, por vetëm para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe popullit shqiptar.

Sipas zëdhënësit të Presidentit çdo përfaqësi e huaj në Tiranë, e çdo shteti që aderon në Konventën e Vjenës, për çdo pretendim apo sqarim lidhur me aktivitetin apo qëndrimet e Presidentit të Republikës, duhet të ndjekë vetëm rrugën zyrtare, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Institucioni i Presidentit të Republikës sqaron ndër të tjera se Ilir Meta ka qenë i ftuar në datën 15 nëntor 2021, për të vizituar këtë ekspozitë, të organizuar nga shoqëria civile, me fotografi dhe harta të vjetra, mijëra vjeçare, të gjetura në Enciklopeditë dhe Muzetë e vendeve të ndryshme të botës, si Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Italisë, Turqisë dhe Greqisë.

Zëdhënësi i Presidentit, Ted Blushi tha se Presidenti i Republikës e pranoi ftesën për të parë nga afër këtë ekspozitë, të organizuar jashtë ambienteve të Institucionit, pa marrë përsipër të vërtetojë saktësinë apo të bëjë interpretimin e materialeve të ekspozuara.

“Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Ilir Meta, siç dihet botërisht, ka qenë, është dhe do të mbetet një kundërshtar i vendosur i ndryshimit të kufijve në Ballkan”, tha Blushi.

Top Channel, arriti të mësojë nga disa burime diplomatike greke sipas të cilave Ambasada greke në Tiranë ka dërguar një note proteste dhe menjëherë ka kërkuar shpjegim nga zyra e presidentit shqiptar Ilir Meta, lidhur me këtë ekspozitë.

Nga të njëjtat burime, bëhet me dije se ambasada greke ka kërkuar shpjegime për vetë faktin se këto fotografi të cilat janë ekspozuar në gardhin e jashtëm të presidencës shqiptare, shoqërohen me akuza ndaj Greqisë për “gjenocidin e çamëve”, si dhe me harta që tregojnë pjesën më të madhe të Greqisë si “trojet e pushtuara shqiptare”.

Në të njëjtën notë theksohet se vetë presidenti shqiptar është shoqëruar nga organizatorët e ekspozitës në fjalë./tch

Related posts

Vetingu në politikë, Basha: T’i japim fund pandëshkueshmërisë, ta pastrojmë politikën nga ata që kanë abuzuar me besimin e shqiptarëve

D V

Berisha sërish në krye të PD? Rama: PD është katandisur në një objekt keqardhjeje!

D V

Goran Bregoviq në Korçë, merren masa të forta sigurie

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More