Agjencia Zhurnal.mk.

Eksploruesi sjell pamjet, pasi zbuloi një minë të Luftës së Dytë Botërore në ujërat e Adriatikut

Eksploruesi nënujor Velimir Vrziq ka gjetur një minë nënujore pranë ishullit Susak të Kroacisë.

 

Sipas medieve të huaja, Vrziq beson se kjo është një minë e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, dhe ai e gjeti atë në anën veriore të ishullit ku ndodhej një fushë e minuar në atë kohë.

“Me shumë mundësi është një minë nëndetëse gjermane e mbetur nga Lufta e Dytë Botërore”.

Për detajet rreth saj do të përcaktohet nga hetimi i institucioneve.

Por ajo që është shumë e rëndësishme është se ndodhet në cekëtinë e gjirit ku ankorohen jahte dhe anije më të vogla gjatë muajve të verës, kështu që do të hiqet në mënyrë të sigurt.

Në fakt, kjo minë thuhet të jetë e katërta e gjetur nga ai në më pak se dy vjet. 

Related posts

I pastrehu në Kolumbi feston ditëlindjen e qenit të tij, nuk munguan as kapelat dhe një torte – pastaj mori edhe shumë dhurata

D V

Thyen rekordin botëror, burri qëndron i zveshur në akull 3 orë

D V

Ja zakonet që na bëjnë të dukemi më të vjetër se sa jemi

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More