Agjencia Zhurnal.mk.

Eksperti amerikan për sajber sigurinë do ta këshillojë Ministrinë e Mbrojtjes

Shkup, 2 dhjetor – Në Ministrinë e Mbrojtjes prej sot do të angazhohet këshilltari amerikan për sajber siguri, Frank Ranero, ekspert shumëvjeçar në këtë fushë, si pjesë e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik me SHBA-në.

Siç informojnë nga Ministria e Mbrojtjes, në periudhën në vijim ai intensivisht do të punojë me sajber personelin kyç në realizimin e agjendës ambicioze të Ministrisë dhe përpjekjet e përbashkëta për ndërtimin dhe përforcimin e sajber kapaciteteve në nivel kombëtar. Në kuadër të aktiviteteve parandaluese planifikohet zhvillimi i të a,.q. sajber autoritete të reja dhe sajber ekipe të specializuara për përgjigje dhe monitorim të shpejtë.

Ministrja Radmilla Shekerinska i dëshiroi mirëseardhje këshilltarit të ri në takimin në të cilin mori pjesë ambasadorja e SHBA-së, Kejt Mari Bërnz, atashe mbrojtëse dhe përfaqësuese nga Zyra e SHBA-së për bashkëpunim mbrojtës me Maqedoninë e Veriut dhe tha se roli i ri do të jetë i rëndësishëm në zhvillimin e sajber mbrojtjes tonë.

“Maqedonia e Veriut dhe SHBA-ja edhe njëherë treguan se aleanca ka interesa të përbashkëta, por edhe qëllime të përbashkëta. Njëherit, kjo aleancë do të thotë edhe se qëndrojnë pas nesh me potencialet e tyre të ekspertëve”, tha Shekerinska.

Këshilltari amerikan theksoi se e ka nderin të marrë pjesë me ekspertizën e tij në këtë sferë, në një periudhë të rëndësishme për anëtarin më të ri të NATO-s

Related posts

 Zbulohen kandidatët për deputetë të “Frontit Europian”, mes tyre Arbana Pasholli, Ilire Dauti e Fatmire Isaki

Xh M

Ndërroi jetë kryetari i parë i Komunës së Tetovës

Xh M

VLEN hap shtabet në Zhelinë dhe Saraj

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy