Agjencia Zhurnal.mk.

Ekspertët vlerësojnë se në këtë fushatë zgjedhore partitë dolën nga “lëkura” e tyre

Shkup, 15 tetor – Fushata e zgjedhjeve lokale solli ndryshime të cilat nxorën partitë politike nga koncepti ideologjik i tyre. Sipas ekspertëve ndryshimi i diskurseve te partitë do të jetë test nëse qytetarët pranojnë, ose jo konceptet e reja.

 

“VMRO-DPMNE-ja bën tranzicion në kuptimin e ndryshimit të mendësisë politike sepse kalon nga koncepti Maqedonia e maqedonasve, Maqedonia e popullit maqedonas tek koncepti Maqedonia për të gjithë qytetarët. Unë mendoj se është një ndryshim i rëndësishëm jo për VMRO-DPMNE-në, por për shtetin dhe shoqërinë në përgjithësi”, tha Sefer Tahiri profesor.

Ish zëvendëskryeministri, Vasko Naumovski thotë se fushata e zezë do të ndikojë në daljen e votuesve. Sipas tij, dalja e ulët dëmton partitë opozitare.

“Dalja e ulët e frymëzuar nga fushata e zezë tradicionalisht shkon në favor të pushtetit. Ata kanë instrumentet për t’i motivuar një pjesë të qytetarëve për të dalë në votim, por kanë edhe instrumentin e presionit ndaj votuesve. Derisa dalja është më e lartë, kjo shkon në favor të opozitës, ndërsa derisa nuk ka dalje të konsiderueshme ajo shkon në favor të pushtetit”, tha Vasko Naumovski, Ish zëvendëskryeministër

Drejtoresha e “Imixh PR”, Angelka Peeva Laurençiq konsideron se listat e pavarura për këshilltarë dhe kandidatët e pavarur nuk dhanë mjaftueshëm gjatë kësaj fushate, gjë që sipas saj do të ndikojë në mbështetjen e qytetarëve ndaj tyre./Alasat.m

Related posts

Treni Evropian arriti në Shkup

Redaksia

Koment: A po përdoren ende metodat e regjimit “gruevist” kundër mediumeve kritike ndaj BDI-së?

I Z

Vaksinimi s’është i detyrueshëm për regjistruesit e popullsisë në Maqedoni, edhe pse mosvaksinimi ishte arsye për anulim

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More