Agjencia Zhurnal.mk.

Ekskluzive: Zhvillimet e fundit në FFK, jep dorëheqje njëri nga njerzit më meritor për pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA

Kush e përmend futbollin në Kosovë menjëherë mendja i shkon tek legjenda, tanimë i ndjerë Fadil Vokrri.

Vokrri kishte bërë shumë shqiptarë të dashuroheshin me futbollin kur në kohën e tij shkëlqente duke luajtur sportin më të bukur në botë.

Por ish-kryetari i FFK-së kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për pranimin e Kosovës në UEFA e FIFA.

Por është një person që gjithmonë i ka qëndruar afër legjendës Vokrrit në të gjitha proceset për pranimin e vendit tonë.

Fjala është për Flamur Bunjakun, një afarist i suksesshëm nga Kosova që jeton dhe vepron në Zvicër.

Bunjaku ka qenë krahu i djathtë i Vokrrit, derisa kontributi i tij për pranimin e Kosovës në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit siç janë UEFA e FIFA.

Ai ka qenë që nga viti 2016 pjesë e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, por tani ka dhënë dorëheqjen.

Gazeta Olle ka mësuar ekskluzivisht se Flamur Bunjaku ka dhënë dorëheqje të parevokushme nga pozita si anëtar i KE të FFK-së.

Bunjaku i ka bërë të qartë Komitetit Ekzekutiv dhe kryetarit të FFK-sê, Agim Ademit se ka dhënë dorëheqje shkaku i zhvillimeve të fundit dhe debateve në shtëpinë më të madhe të futbollit kosovar e që nuk ka qenë fare i njoftuar.

Ndër të tjera Flamur Bunjaku tha se kontributi i tij ka qenë vullnetar dhe kontributdhënës pa përfituar asgjë.

Ai ka falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe bashkëpunimin gjatë kësaj kohe.

Related posts

Anketë e IPIS: 6,6% Ali Ahmeti, 2,2% Bilall Kasami, 1,8% Arben Taravari, 1,3% Afrim Gashi, 1,1% Zijadin Sela

Redaksia

Fitore të vazhdueshme, Guardiola rrëfen sekretin e suksesit të tij si trajner

Xh M

Dembele: Ëndrra ime është të fitojë titullin e Kampionëve me Barçën

Xh M