Agjencia Zhurnal.mk.

Ekskluzive: Llapi mund të mbetet pa tre yjet e skuadrës, ata ende nuk kanë vazhduar kontratat

Fituesit e Kupës së Kosovës kanë paralajmëruar se kanë vazhduar kontratat me yjet si Arbnor Ramadani, Elvis Prenci e Ardit Peposhi, por zyrtarisht ende mungon një gjë e tillë.

Gazeta Olle ka mësuar nga burimet e sigurta brenda klubit llapjan se të tre futbollistët ende nuk kanë nënshkruar në kontratat e reja.

Problemi mbetet tek paratë që ende nuk janë derdhur në llogaritë e lojtarëve.

Gjithnjë sipas burimeve të Olles brenda klubit llapjan, këta tre futbollistë janë të gatshëm të largohen për ndonjë skuadër tjetër nëse nuk nënshkruajnë deri në fund të javës.

Skuadra të tjera nga kampionati kosovar dhe ai shqiptar kanë shprehur interesim për tre lojtarët si Arbnor Ramadani, Elvis Prenci e Ardit Peposhi.

/Gazeta Olle/

Related posts

Dënime me burg për aksidentet me fatalitet

Xh M

Gençovska: Është mirë që e rifilluam dialogun me Shkupin, presim rezultate konkrete

Z.H

MPJ-ja i dënon deklaratat iredentike të deputetit bullgar Kostadinov

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More