Agjencia Zhurnal.mk.

Ekskluzive: Flasin të mbijetuarit e aksidentit

Shkup, 23 nëntor – Të mbijetuarit e tragjedisë në Bullgari janë edhe një çift të rinjsh. Bëhet fjalë për Lulëzimin nga Presheva dhe e fejuara e tij, Medina nga Sopoti i Kumanovës. Ata tregojnë se kanë qenë në ulësen e parafundit, ku për fat të mirë

 

I mbijetuari nga Presheva në aksidentin tragjik në Bullgari, Lulzim Sulejmani në një deklaratë për “Alsat-M” tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 2 të natës.

“Kam qenë personi i vetëm i zgjuar dhe krejt rastin e kam pa me sy se si ka ndodhur”, tha Sulejmani.

Ai tha se ka qenë në pjesën e majtë të autobusit dhe ka parë se si autobusi po shkon në pjesën e djathtë drejt bankinës.

“S’kam mundur të nxjerr zë dhe kur goditi bankinën, u dëgjua një krismë e madhe”, tha Sulejmani.

Ai shtoi se menjëherë u përhap flaka dhe tymi i zi, ndërsa autobusi pas 20 metrave është ndalur.

“Nisi panik i madh, kishte piskama u bë krejt tym, por për fat të mirë mora çekanin dhe thyva xhamin. Unë dola i pari, kan dalë edhe 5 persona tjerë dhe pastaj nusja ime. Ajo s’ka mundur të hecë dhe kam mbajtur 150 metra në krah për të ikur nga shpërthimi i mundshëm nga autobusi dhe më pas nuk dëgjova asnjë zë”, tha Sulejmani.

Ai po ashtu theksoi se shoferët janë zëvendësuar me njëri tjetrin.

Related posts

Carovska: Në interes të nxënësve është të shkojnë në shkollë

Z H

Shkupi me më së shumti raste aktive me COVID-19, Dojrani me më pak raste

D V

Analizë: Cili është fati i të akuzuarve nga lëndët e ish PSP-së, ca në burgje e ca të lirë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More