Agjencia Zhurnal.mk.

Ekonomia joformale ka pasoja negative mbi shoqërinë, punëtorët dhe krijimin e politikave në shtet

Shkup, 16 korrik – Ekonomia joformale ka pasoja negative mbi shoqërinë, punëtorët dhe krijimin e politikave në shtet, u konkludua në konferencën e sotme për shtyp e cila u mbajt me rastin e fillimit me realizimin e fushatës për përballje me punën e padeklaruar me titull “Që të kesh personel më të mirë – kujdesu më mirë për personelin”.

 

Qëllimi i fushatës është ngritja e vetëdijes për ndikim negativ të punës së padeklaruar mbi ekonominë dhe shoqërinë.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska theksoi se Qeveria po ndërmerr zgjidhje sistemore të cilat japin rezultate dhe mundësojnë formalizim të ekonomisë joformale

“Përballja me ekonominë joformale dhe nevoja dhe rëndësia që të formalizohen ato vende pune si për punëtorët, ashtu edhe për shoqërinë, janë jashtëzakonisht çështje të rëndësishme edhe në kushte të rregullta, por kjo është veçanërisht e rëndësishme në kushte të një ekonomie aq serioze dhe krizë shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e Kovid-19”, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jagoda Shahpaska në promovimin e fushatës.

Duke u përqendruar në fillimin e krizës, ministrja Shahpaska potencoi se Qeveria, përmes masave ekonomike, ka arritur të shpëtojë të paktën 80.000 vende pune, si dhe dukshëm ta zbusë rënien e BPV-së.

Jovanka Trençevska nga Inspektorati Shtetëror i Punës informoi se përballja me punësimin joformal dhe mbrojtjen përkatëse të punëtorëve janë sfidë në nivel global, kërkoi qasje të koordinuar të të gjitha institucioneve kompetente, si dhe shkëmbim të informacioneve, të të dhënave, bashkëpunim me partnerët socialë dhe organizatat civile të cilat punojnë në mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve.

Shtoi se në periudhën nga janari deri në qershor të vitit 2021 janë kryer gjithsej 8.276 mbikëqyrje inspektuese, gjatë mbikëqyrjeve nga numri i përgjithshëm i masave të shqiptuara inspektuese janë marrë 42 vendime për të njëjtin numër të personave juridikë të cilat kanë të bëjnë me punëtorët e padeklaruar.

I gjithë projekti është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërsa në konferencë për shtyp mori pjesë edhe Freek Hanmaat udhëheqës i departamentit për operacione në Delegacionin Evropian në Shkup, i cili potencoi se puna e padeklaruar është një problem për të gjithë dhe ka më shumë pasoja negative mbi punëtorët, kompanitë dhe shoqërinë.

Fushata realizohet në kuadër të projektit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës – Përforcim të të dialogut social, të financuar nga Bashkimi Evropian.

Related posts

BE-ja ia rrit shpresat Shkupit për bisedimet e anëtarësimit

D V

Teuta Arifi: Dhimbja është shumë e madhë kjo që ndodhi sonte në Tetovë (VIDEO)

D V

VMRO me “obstruksione” në prag të fillimit të regjistrimit, pushteti është gati për procesin

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More