Agjencia Zhurnal.mk.

Ekonomia gjermane drejt rimëkëmbjes, pritet rritje më e shpejtë në tremujorin e tretë 2021

Ekonomia gjermane ndodhet në rrugëtim për një rimëkëmbje të gjatë dhe më të shpejtë në tremujorin e tretë 2021, nxitur nga kërkesa e brendshme, pasi Produkti i Brendshëm Bruto u rrit me 1.5 për qind në tremujorin e dytë.

Vala e tretë e infeksioneve me Coronavirus dhe karantina më e gjatë se sa pritej, bënë që ekonomia më e madhe e Evropës të tkurrej me 2.1 për qind në tremujorin e parë të vitit, nga fundi i 2020-së.

Ministria e Financave theksoi në raport se sondazhet e ndjesisë ekonomike dhe treguesit e të ardhmes, sugjerojnë për një vazhdim të optimizmit tek bizneset dhe për një aktivitet të lartë të ekonomisë në muajt e Verës.

Rihapja e ekonomisë dhe rënia e rasteve me COVID-19 në nisje të Verës kanë rritur shpenzimet e familjeve, çfarë solli një fuqizim të shitjeve me pakicë në muajt maj dhe qershor. Rimëkëmbja ekonomike ka rritur gjithashtu të ardhurat tatimore, pavarësisht se të ardhurat e akumuluara nga taksat nga janari në korrik 2021, janë ende 1.7 për qind më pak krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin përpara pandemisë në vin 2019. Kjo tregon hendekun që ka lënë pandemia te financat publike.

Ministri i Financave, Olaf Scholz mori dritën e gjelbër në parlament për të pezulluar limitet e borxhit në kushtetutë, që të lejojë huamarrje të re rekord prej rreth 240 miliardë euro këtë vit dhe mbi 130 miliardë euro në vitin e ardhshëm.

Scholz, kandidati demokrat i qendrës së majtë për të zëvendësuar konservatoren Angela Merkel në zgjedhjet e shtatorit, ka propozuar ndalimin e frenave të borxhit për vitin e tretë radhazi, për të lejuar huamarrje shtesë çdo vit. /Scan TV/

Related posts

Forcat ukrainase sulmojnë aeroportin ushtarak rus në Krime

Xh M

Zef Berishaj atdhetari që dhuroi 50 mij dollarë për ndërtimin e Kishës në malin e Kakariqit

Xh M

Rund i ri i dialogut në Bruksel për çështjen e dinarit serb

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy