Agjencia Zhurnal.mk.

Ekonomia e hapur, krijon mundësi për një zhvillim të gjithëanshëm

Në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës së 5 – të Ndërkombëtare të Importit të Kinës, një event me përmasa globale në këtë fushë, Presidenti kinez Xi Jinping tha se Kina do të forcojë ndërveprimin ndërmjet tregjeve e burimeve të brendshme e ndërkombëtare, do të përpiqet të krijojë mundësi të reja për botën me zhvillimin e saj dhe do të kontribuojë në ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore.

 

“Ne do të shtojmë përpjekjet për krijimin e një tregu të fortë vendës, për përmirësimin e tregëtisë së mallrave, për zhvillimin e mekanizmave të rinj për tregtinë e shërbimeve dhe për importimin e më shumë produkteve cilësore,” u shpreh ai.

Presidenti kinez theksoi më tej se do të bëhen përpjekje për të ngritur zona pilot për mekanizmin e Bashkëpunimit “Tregtia elektronike e Rrugës së Mëndafshit” dhe për tëndërtuar zonën demonstruese kombëtare për zhvillimin inovativ të tregtisë së shërbimeve, me qëllim që të nxiten risitë në tregti dhe bashkëpunimi për ndërtimin e “Një brez, një rrugë” me cilësi të lartë.

Ai shtoi se Kina do të promovojë po ashtu ndarjen bashkë me të gjitha palët dhe vendet e tjera të mundësive të thellimit të bashkëpunimit ndërkombëtar.

“Ne do të marrim pjesë plotësisht dhe thellësisht në negociatat e reformës së OBT-së, do të nxisim liberalizimin dhe lehtësimin e tregtisë e të investimeve dhe do të përmirësojmë bashkërendimin e politikave makroekonomike ndërkombëtare, me qëllim ql të nxisim së bashku forcat e reja shtytëse të rritjes globale,” tha Xi.

Kina do të përpiqet aktivisht të përfshihet në Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse dhe Progresive të Partneritetit të Trans-Paqësorit dhe. Marrëveshjen e Partneritetit të Ekonomisë Digjitale , për të zgjeruar rrjetin e orientuar të zonave të tregtisë së lirë me cilësitë lartë, vuri në dukje kreu i shtetit kinez.

Related posts

Pekin: Miting madhështor për njëqindvjetorin e PKK-së

Z.H

Presidenti polak pritet të mbajë fjalim në parlamentin ukrainas

Xh M

BE me sanksione financiare ndaj Hungarisë, shkak korrupsioni

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More