Agjencia Zhurnal.mk.

Ekipi i Kosovës parakalon në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”

Nga ora 13:00 edhe zyrtarisht ka filluar ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” dhe tashmë në stadiumin Olimpik ka parakaluar edhe ekipi i Kosovës.

 

“Tokio 2020” ka filluar zyrtarisht dhe tashmë shumica e shteteve kanë parakaluar në stadiumin Olimpik.

Sigurisht që në fillim pati spektakël me fishekzjarrë dhe flakadanë të ndryshe, ndërsa ekipi grek parakaloi pari, ashtu siç është tradita.

Radha i ka ardhur tani edhe ekipit të Kosovës, i cili ishte i 67-ti në listën e parakalimit, ndërsa ekipit i prinin xhudistja Majlinda Kelmendi dhe Akil Gjakova.

Kosova do të përfaqësohet nga 11 sportistë të gjashtë sporteve të ndryshme: xhudo, mundje, not, atletikë, boks dhe shenjëtari sportive.

Prej tyre, gjashtë janë me normë olimpike: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka, Akil Gjakova (xhudo) dhe Egzon Shala (mundje).

Me ftesë nga Komisioni Tre-Palësh janë Donjeta Sadiku (boks) dhe Drilon Ibrahimi (shenjëtari sportive), ndërsa me ftesë sipas vendeve të univerzalitetit janë atleti Musa Hajdari dhe notarët, Eda Zeqiri e Olt Kondirolli.

Ndryshe, Lojërat Olimpike kanë kapluar të gjithë tashmë, pasi nga sot, 23 korrik e deri më 8 gusht në Tokio e Japonisë do të ketë spektakël.

205 shtete nga e gjitha bota, në 33 sporte dhe 50 disiplina do të garojnë për të fituar medaljet e më të mirëve.

Related posts

Ramos: Dua që Mbappe të qëndrojë, me të dhe Neymar mund të bëjmë gjëra të mëdha

Z H

Zyrtare: Sergio Ramos, lojtar i ri i Paris Saint-Germain

Z H

Karriera e Ronaldos ishte në ‘fije të perit’ – si u diagnostikua me një lëndim që nuk ka shërim dhe bëhej më keq me kalimin e kohës

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More