Agjencia Zhurnal.mk.

Ekipi i Fakultetit të administrimit të biznesit të UT-së, fitues i turneut në futboll të vogël

Tetovë, 14 dhjetor – Në vigjilje të aktiviteteve për 29-vjetorin e themelimit të Universitetit të Tetovës, Fakulteti i Kulturës fizike e organizoi turneun tradicional në futboll të vogël, ku fitues u shpall ekipi i Fakultetit të Administrimit të biznesit – Kumanovë, njoftoi Zyra për informim e Universitetit të Tetovës.

Siç thuhet në kumtesë, ekipi i Fakultetit të Administrimit të biznesit e mposhti në finale skuadrën e Fakultetit të Shkencave të zbatuara, me rezultat 7:0.

Ndërkaq, vendi i tretë i takoi Fakultetit të Kulturës fizike, kurse lojtari më i mirë i turneut u shpall Amar Imeri, nga skuadra e Fakultetit të Administrimit të biznesit. Në këtë turne morën pjesë shumica e fakulteteve të Universitetit të Tetovës.

Gjithashtu, me performancën e tyre këtë manifestim e pasuroi edhe grupi artistik “Aqua Dance Club”.

Related posts

Real Madridi mund të ndryshojë qëndrim për të ardhmen e Arda Gulerit

D V

Aguero mund të bëjë rikthimin shokues në futbollin profesionist pas një telefonate emocionale

D V

Zyrtare: Shqipëria cakton edhe një miqësore më datë 3 qershor

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy