Agjencia Zhurnal.mk.

Efektet e pandemisë, rriten rastet me tuberkuloz dhe kancer të mushkërive

Pandemia e koronavirusit në Shqipëri shtoi problematikat shëndetësore në popullatë, kryesisht nga sëmundjet e mushkërive. Krahas shqetësimeve post-Covid që vijojnë te personat që e kaluan rëndë sëmundjen, pneumologët po konstatojnë rritje të rasteve me kancer të mushkërive dhe me tuberkuloz. 440 raste rezultojnë të prekur nga tuberkulozi pas fazës aktuale të pandemisë. Mjekët thonë se mes pacientëve ka edhe të rinj. “Është në moshat e mesme, por ne kemi hasur edhe tuberkuloz në moshat e reja. Duhet të kemi parasysh, nuk duhet të neglizhojmë një kollë të zgjatur, një gjendje të zgjatur gripi përtej normales, rënie në peshë e deri në problematika serioze të frymëmarrjes”.

 

Por ndryshe nga tuberkulozi që është një sëmundje e shërueshme, 800 raste të reja janë diagnostikuar me kancer të mushkërive, i dyti më i përhapur te meshkujt pas atij të pankreasit. Vitet e fundit, thonë mjekët ky kancer po prek dhe femrat edhe për shkak të duhanpirjes. Me kalimin e emergjencës shëndetësore nga pandemia vihet re rënie e shtrimeve në klinikën post-Covid, ku aktualisht po marrin shërbim vetëm 5 pacientë. Ish-Covid-2, spitali “Shefqet Ndroqi” tashmë i është kthyer normalitetit në trajtimin dhe kurimin e sëmundjeve të mushkërive.

Related posts

Rezoluta për Srebrenicën, Shehi: Duhet kujtesë politike dhe jo tufë lulesh mbi varret e shuara

Xh M

Begaj: Shqipëria ka detyrim kushtetues për fuqizimin e faktorit shqiptar në rajon

Xh M

Operatorët turistik në Vlorë kërkojnë përshpejtimin e hapjes së sezonit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More