Agjencia Zhurnal.mk.

Edukimi i ekipeve të shërbimit të natës dhe shërbimit të urgjencës për sëmundjen HAE

Shkup, 30 shtator – Shoqata për mbrojtjen e pacientëve me angioedemë trashëgimore – HAE Maqedoni, me mbështetjen e bashkëshortes së presidentit të shtetit, Elizabeta Gjorgievska, sot organizon edukim për ekipet nga shërbimi i natës dhe shërbimin për Ndihmën e shpejtë nga qendrat shëndetësore, për sëmundjen e rrallë angioedemë trashëgimore – HAE.

 

Ligjërata e HAE do të mbahet nga prof. Vesna Grivçeva Panovska nga Klinika Universitare për Dermatovenerologji në Shkup, e cila është eksperte për HAE dhe anëtare e Komisionit për sëmundje të rralla.

“Iniciativa për edukim erdhi pas takimit të mbajtur dhe përkrahjes që e morëm nga bashkëshortja e presidentit të RMV-së, Elizabeta Gjorgievska, me qëllim që t’i ndihmojmë këtij komuniteti të vogël të pacientëve të cilët herë pas here kanë nevojë për ndihmë mjekësore gjatë dhënies së terapive”, kumtuan nga HAE Maqedoni.

HAE është një çrregullim gjenetik i rrallë dhe potencialisht fatal me një shkallë vdekshmërie prej 30 për qind që shkakton ënjtje të rëndë të pothuajse të gjitha pjesëve të trupit, duke përfshirë duart, këmbët, barkun, fytyrën dhe fytin. Sulmet e HAE e bëjnë të pamundur që pacientët të funksionojnë normalisht dhe zakonisht zgjasin 3 deri në 5 ditë. Ënjtja e duarve dhe e këmbëve është e dukshme dhe parandalon përdorimin e përditshëm të gjymtyrëve, ndërsa sulmet abdominale shkaktojnë dhimbje torturuese, të vjella të pakontrollueshme dhe dehidrim. Ënjtja e fytit mbyll rrugët e frymëmarrjes. Sulmet HAE kufizojnë mundësinë dhe aftësinë e pacientëve për të bërë një jetë normale nëse nuk marrin terapinë e duhur.

Në vendin tonë, informojnë nga HAE Maqedoni, terapi efektive për këta pacientë ofrohen përmes Programit për sëmundje të rralla në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë: Berinert, Ruconest dhe Firazyr dhe pacientët i kanë me vete në rast të ënjtjes. Terapitë injektohen në mënyrë intravenoze për dhjetë minuta.

Related posts

“Balancuesi” i ri/ 31.54% e të punësuarve në administratë – shqiptarë

Xh M

FA hope to persuade Gareth Southgate to stay on as England manager beyond 2022 World Cup

Lea Muslija

Në UEJL u mbajt konferencë shkencore me rastin e Ditës ndërkombëtare të përkthimit

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More