Editorial nga Agjencia e lajmeve Zhurnal
Shkup, 21 korrik – Ndonëse kanë mbetur edhe disa muaj deri në mbajtjen e zgjedhjeve lokale, partitë politike në vendin tonë kanë shtuar aktivitetet e tyre, ku si pjesë e saj janë kalkulimet për koalicionet dhe kandidatët e mundshme, por Tetova për partnerët e qeverisë është shëndrruar në një mollë sheri, ku BESA kërkon që LSDM ta mbështesë kandidatin e saj, gjithashtu të njejtën e kërkon edhe BDI për kandidatin e saj, e në rast se kjo mbështetje nuk vjen këto dy parti kanë kërcënuar se do ta shqytrojnë mundësinë e daljes nga koalicioni dhe shkuarjen në zgjedhje të reja.
Ende nuk kemi një koalicion zyrtar në këto zgjedhje, por jo zyrtarisht një gjë e tillë është arritur mes BDI-së dhe LSDM-së, ku kjo e fundit me publikimin e emrave të kandidatëve, në disa prej komunave mungonin kandidatët, dhe e gjithë kjo bën që të besojmë se këto dy parti kanë një marrëveshje paraprake për të mbështetur njëra-tjetrën në komunat ku ata kanë nevojë për votat e njëra-tjetrës.
Në këtë proces ka lindur një problem mes anëtarëve të koalicionit, e që e gjithë çështja ka të bëjë me komunën e Tetovës, ku si BESA ashtu edhe BDI do të garojnë me kandidatët e vet, dhe në të njejtën kohë për të triumfuar këto parti kanë nevojë për votat e anëtarit tjetër të koalicionit qeverisës LSDM-së. Duke qenë një nga komunat më të rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, fitorja e saj përcakton edhe partinë dominues në këtë etni, e kjo e bënë që gara mes partive politike shqiptare pët Tetovën të jetë shumë e ashpër, ku asnjëra nuk bën kompromis që mund të sjellë humbjen e saj, pasi disfata aty nënkupton disfatë të përgjithshme.
Duke qenë në këtë situatë BESA dhe BDI janë në një garë me njëra-tjetrën se cila do të përfitojë mbështetjen e LSDM, pasi kjo do të ishte edhe çelësi drejt një triumfi më të sigurtë, por që kjo gjë ka futur në sherr anëtarët e koalicionit.
Besa sipas informacineve të Agjencisë Zhurnal, ka kërcënuar LSDM se në rast se ajo mbështet BDI në këtë komunë, ajo do të largohet nga kjo përbërje qeveritare, e kjo do të rezultojë me rrëzimin e qeverisë, ku paraqiten dy mundësi ose krijimi i një përbërje të re ose zgjedhje të reja të parakohëshme.
Në anën tjetër, po sipas të dhenave të Agjencisë Zhurnal, BDI ka kërcënuar se në rast se LSDM nuk jep mbështetje për kandidatin e saj, atëherë koalicioni parazgjedhorë nuk do të ketë vlerë, dhe ajo të ta shqyrtojë mundësinë për dalje nga qeveria dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.
I gjendur mes dy zjarreve lideri i LSDM-së Zoran Zaev, sëfundmi deklaroi se “ LSDM do ta mbështesë LSDM-në”, që nënkupton se ajo për këtë komunë do të garojë me kandidatin e saj, e kjo tregon se kjo parti në raundin e parë nuk do ta mbështetë kandidatin e asnjërit nga anëtarët e koalicionit qeverisës, kurse cili kandidat do të arrijë të kaloj në raundin e dytë nga partnerët e koalicionit qeverisës do ta ketë mbështetjen e saj.
Mbështetja e LSDM-së për Lëvizjen Besa, për garën në Tetovë është jetike, pasi në rast se ndodhë e kundërta atëher kjo prti nuk ka gjasë që të triumfojë, e një gjë e tilë do të thoshte edhe fund i rrugës politike për kryetarin e saj dhe këtë parti. E gjendur në këtë situatë mjaftë delikate, një pyetje logjike që mund të shtrohet është se a do ta pranojë Lëvizja Besa “neutralitetin” e LSDM në raundin e parë? Këto janë pyetje ku përgjigjet e saj do të jepen në ditët në vazhdim.
BDI gjithastu ka nëvojë për përkrahjen e LSDM-së, dhe në bazë të koalicionit paraprak, këto parti do ta mbështesin njera-tjetrën në të gjitha komunat ku ata kanë nevojë për votat e njëra-tjetrës, ku ky bashkpunim ështe jetik për këto parti për të triumfuar në disa komuna. A do ta pranojë BDI, që Tetova të ketë një status të “veçantë” dhe përjashtues, dhe e gjithë kjo a e rrezikon ajo ti jap fund koalicionit qeverisës dhe koalicionit zgjedhor mes këtyre dy partive?
A po tenton LSDM që këtë përçarje ta shfrytëzojë për të garuar në Tetovë me një kandidat shqiptarë, e ndoshta përmes tij të sigurojë mbështetjen e nevojshme për të kaluar në raundin e dytë, në këtë mënyrë ti “obligojë” anëtarët e tjerë të koalicionit për ta mbështetur atë, e që në këtë mënyrë ajo të arrij të udhëheqë me komunën me të madhe shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Deklarata e liderit të LSDM-së të disa ditëve më parë se në LSDM 50% janë pro bashkëpunimit, me koalicionin Aleancën për Shqiptarët dhe AlternaTiva-në për komunë e Tetovës, kjo mund të jetë një deklaratë përmes së cilës kryeministri aktual po përçdon ndonjë mesazh. A po paralajmëron Zoran Zev përmes kësaj deklarate për ndryshime të mundëshme në përbërjen qeveritare, ku Aleanca dhe Alternativa mund që të jenë partnerët e ardhshëm të LSDM-së në ekzekutiv? A po paralajmron ai për ndryshim të mundshëm në kampin politik shqiptar, pasi fitorja e Tetovës i jep partisë politike primatin e liderit në kampin politik të kësaj partie? Këto pritet që të vërtetohen apo përgënjeshtrohen në muajt në vazhdim.
A po tendon që LSDM, përmes këtyre manovrave politike të krijojë kushtet e nevojshme për zgjedhje të reja të parakohëshme në vendin tonë?
Gara për Tetovën do të prodhojë efekte shumë të mëdha, pasi ajo jo vetëm që do ta përcaktojë fituesin për të qeverisur me këtë komunë, por në të njejtën kohë ajo do të vendos edhe fatin e qeverisë, gjithashtu ajo do të vendosë në qofë se BDI do ta mbajë lidershipin në kampin politik shqiptarë, apo do të prodhojë një lider të ri.//Zhurnal.mk