Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial: Themelimi i partisë së re nga Cërvenkovski, bie qeveria “Zaev2”!

Shkup, 6 maj, Zhurnal.mk – Skena politike në Maqedoninë e Veriut u trondit nga lajmi i Agjencisë Zhurnal e cili erdhi si një rrufe në qiell të pastër, që njoftonte për krijimin e një partie të re në kampin politik maqedonas, ku ish kryeministri dhe ish presidenti i shtetit Branko Cërvenkovski po planifikonte hapjen e një partie, e cila pritet që ta ndikojë fuqishëm jetën politike në vend dhe ti ndryshoj balancat në kampin politik maqedonas.

 

Fillimi i viteve të 90 të shekullit XX shënoi rënien e sistemin komunist në vendin tonë dhe ardhjen e demokracisë, pati efekte të fuqishme edhe në organizimin e jetën politike pasi po kalonim në nga një sistem politik një partiak që ishte ajo e partisë Komuniste në sistem shumë partiak, që ishte diçka e re për kulturën politike të shoqërisë sonë.

Në skenën politike të vendit tonë janë paraqitur shumë parti të cilat kanë përfaqësuar një pjesë të popullit dhe interesave të  tyre, por duke qenë se demokracia është një sistem i cili është rregullisht në evolucion shumë nga partitë e krijuara në fillim të pluralizmit të vendit tonë nuk mundën që ti përshtaten ndryshimit dhe si rezultat i kësaj shumë parti  kanë dalur nga skena politike e Maqedonisë.

Në kampin politik shqiptarë, Partia për Prosperitet Demokratik ishte partia e parë dhe më e madhe, por e cila tani më nuk gjendet në jetën politike të vendit, kurse e njejta gjë nuk ka ndodhur edhe në kampin maqedonas, ku dy partitë LSDM dhe VMRO-DPMNE që u krijuan në fillesat e pluralizmit politik në Maqedoni  dhe që nga ajo kohë janë dy partitë më të mëdha vazhdojnë ta dominojnë jetën politike të komunitetit më të madh në vend.

Kanë kaluar 5 ditë që nga lajmi ekskluziv që bëri Agjencia Zhurnal dhe ende nuk kemi një përgjigje konkrete edhe përkundër tentimit nga të gjitha mediumet vendore për të marrë një prononcimi rreth këtij lajmi, i cili deri më tani as nuk mohohet apo pohohet e që ka shtuar edhe më shumë paqartësitë rreth kësaj iniciative.

Kjo heshtje ka trazuar edhe më shumë ujërat politik në vendin tonë, duke marrë parasysh fuqinë ndikuese që ka Branko Cërvenkovski në kampin politik maqedonas e sidomos në elektoratin e partisë më të madhe në vend atë të Lidhjes Social Demokrate (LSDM) të cilat që nga njoftimi i Zhurnal nuk po gjen qetësi, e cila ka bërë që në skenë të qarkullojnë shumë hipoteza për arsyen kryesore të mos prononcimit të ti.

Kohët e fundit partia qeverisëse LSDM po përballet me pakënaqësi të shumta në radhët e veta, dhe me qëllim qetësimin e ujërave Cërvenkovski paralajmëroi krijimin e partisë së re e cila mund të ndikojë në rikthimin e unitetit dhe qetësisë brenda partisë.

Ndoshta Branko Cërvenkovski përmes kësaj iniciative dëshiron që të ushtrojë presion ndaj kryetarit aktual Zoran Zaev i cili me veprimin apo mosveprimin e ti i ka shkaktuar dëm shtetit dhe partisë.

Ky veprim i Cërvenkovskit mundet që të jetë një shenjë revolte ndaj Zoran Zaevit i cili mund të ketë arritur një marrëveshje të fshehtë gjatë takimit me Hristijan Mickovskin ku si temë diskutimi ka qenë edhe amnistimi i të akuzuarve për ngjarjen e 27 Prillit.

Në rast të të krijimit të partisë dëmi që Branko Cërvenkovski mundet ti shkaktoje LSDM-së dhe Zoran Zaevit është shumë i madh, duke ditur mbështetjen që ai gëzon brenda partisë dhe elektoratit të LSDM-së.

Sipas informacioneve që disponon Agjencia Zhurnal 4 deputet aktual të LSDM-së kontrollohen nga Branko Cërvenkovski dhe në rast të krijimit të partisë atëherë këta deputet do të kalonin në partinë e re e që do të rezultonte me rrëzimin e qeverisë ZAEV 2.

A po synon Branko Cërvenkovski që përmes kësaj iniciative të rikthehet përsëri në krye të Lidhjes Socialiste të Maqedonisë (LSDM)?

Të gjitha këto pyetje dhe dilema priten që të sqarohen në ditët në vazhdim përmes një deklarate nga Cërvenkovski apo përmes një veprimi i cili mund të jetë zyrtarizimi i partisë më të re në skenën politike të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Related posts

Koment / VMRO ofendon shqiptarët e Butelit, garon me kumbarën e Johan Tarçullovskit!

Redaksia

Rivaksinohen mbi 272 mijë njerëz, nesër fillon imunizimi i fëmijëve të paraqitur

Z H

Paraburgim 30-ditor për Zoran Mileskin- Kiçeec

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More