Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial/ Sofja e Shkupi temë kryesore në Bruksel, takime plot, rezultate ende nuk ka

Editorial nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

 

Shkup, 26 maj – Zhurnal.mk – Kryeqytetet e të dy vendeve në periudhën e fundit kanë pritur politikan dhe diplomatë të rangjeve të ndryshme të BE-së dhe vendeve të tjera anëtare të cilët synojnë që të përafrojnë qëndrimet mes palëve për gjetjen e një zgjidhje e cila do të sillte shmangien e vetos së Sofies e cila po pengon procesin integrues të Shkupit drejt Unionit.

Për BE-në zgjidhja e këti kontesti ka marrë një prioritet të madh duke parë angazhimin dhe përpekjet që po bëjnë përfaqësuesit e saj më të lart, pasi zgjidhja e saj do të ndihmonte në stabilizimin e tërë rajonit, pasi në rast se kjo nuk arrihet atëherë paqja dhe stabiliteti në Ballkan do të ishtë vështirë të ruhej, shkruan Zhurnal.

Ministri gjerman për Europën Mihael Rot po qëndron në Shkup në të cilë pritet që të zhvillojë takime me përfaqësuesit më të lartë të shtetit ku si temë diskutimi do të jetë zgjidha e kontestit me Sofien, e cila do ti mundësonte vendit tonë që në samitin e qershorit ti jepet drita e gjelbërt për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian. Mbështetja e Gjermanisë për rrugën tonë integruese është shumë e fuqishme dhe kjo vizitë vjen në momentin e duhur dhe më kritik për të ardhmen e vendit tonë, pasi jemi në një garë me kohën ku nuk kanë mbetur edhe shumë deri në takimin e ardhëshëm ku do të vendoset hapja apo jo e bisedimeve me Shkupin. Kjo vizitë sjellë një shpresë të re për Maqedoninë, duke pasur parasysh prestigjin dhe fuqinë ndikuese që ka Gjermania brenda BE-së e që mund të jetë faktori përcaktues i cili do ta bind Sofien që ta heq veton.

Ministri i Punëve të Jashtme të Porgualisë Augusto Santos Silva vend i të cilët është edhe kryesuesi me Këshillin e BE-së dhe komisari për Fqinësi dhe Zgjerim Oliver Varhei janë në një ofensivë diplomatike ku ata kanë vizituar kryeqytetet e Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe janë takuar me përfaqësuesit më të lartë të shteteve përkatëse me qëllim zgjidhjen e konstesit i cili po mban peng të ardhmen europiane të Shkupit.

Portugalia nga ana e saj ka përpiluar një propozim i cili synon që ta zgjidhë kontestin mes dy vendeve e që është dorëzuar në Sofie dhe Shkup për shqyrtim, po që i njejti nuk është bërë publik për opnionin dhe nuk ka të dhëna të saktë se për çka bëhet fjalë, e që ansjë përfaqësues nga dy vendet nuk ka pranuar të jap hollësi apo të diskutojë për përmbajtjen e saj.

Qytetarët e Maqedonisë janë në ankth dhe po presin me padurim që ky propozim ti jap fund kontestit mes dy vendeve e që do të na mundësonte që të fillonim negociatat me Brukselin e që në të njëjtën kohë kjo do të rriste sigurinë dhe stabilitetin e brendshëm të shtetit tonë.

Përpjekjet e diplomacisë për zgjidhjen e kontestit nuk ka kanë munguar as në Bruksel, ku vizita e presidentit bullgar Rimen Radev u shfrytëzua nga përfaqësuesit e lartë të Unionit për të diskutuar më këtë të fundit gjetjen e një zgjidhje e cila do të ishte e pranueshme për dy shtetet e që do të mundësonte hapjen e rrugës integruese për Shkupin, shkruan Zhurnal.

Në këto takime shtetet anëtare të Unionit theksuan rëndësinë që ka zhbllokimi i rrugës europiane për Shkupin dhe pasojat që do të mund të sillte një bllokm tjetër për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Presidenti Radev theksoi pritshmëritë e tij se gjërat do të zhvilloheshin pozitivisht dhe pret që të arrihet një zgjidhje brenda muajit qershor e cila do ti jepte fund kontestit disa vjeçar mes dy vendeve.

Udhëtimi i përbashkët mes Presidentit të Maqedonisë dhe Bullgarisë në drejtim të Italisë është një tjetër sinjal shumë i mirë, i cili mund të prodhojë një rezultat pozitiv e që do të na ndihmonte që të kalojmë mosmarrëveshjet që po dominon raportet mes dy vendeve tona, e që një gjë e tillë do të na mundësonte fillimin e negociatave me BE-në, shkruan Zhurnal.

Bashkimi Europian po bën një përpjekje të fuqishme për të zgjidhur kontesin mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, por edhe pse duket se ka dritë në fund të tunelit, suksesi i diplomacisë së Brukselit do të shihet në qershor kur do të vendoset se a do të fillojnë apo jo negociatat me Shkupin.

Related posts

Maqedoni: Hetimi i Policisë Financiare zbulon aferën prej 1.5 milion eurove

D V

Kryetari i komunës së Çairit Visar Ganiu me porosi për rininë

D V

KRSKRR: Vozisni me përgjegjësi dhe siguri gjatë festave të Vitit të Ri

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More