Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial: Si do të reagonte Gjykata nëse pjesëtarët e Grupit të Kumanovës do të kishin nga 11 milionë euro në konto?

A do të vonoheshin kaq shumë procedurat dhe vendimet gjyqësore, apo gjykatësit do të ndërprenin pushimin për të nënshkruar vendimet për mbrojtjen e tyre në liri?

Shkup, 4 janar – Vendimi i Gjykatës Supreme që mos të ketë rigjykim për rastin e Kumanovës, jo vetëm nga avokatët e tyre, por edhe nga një pjesë e madhe e opinionit po vlerësohet si si shkelje flagrante e ligjit, pasi nuk është marrë parasysh asnjë provë e palës mbrojtëse.

Mirëpo ky vendim nuk ishte i papritur, kur e kemi parasysh se si u zhvillua ky proces gjyqësor gjatë tërë kohëzgjatjes së tij, si u zhvilluan hetimet lidhur me të, e çfarë qasje pati prokuroria. Shumë gjëra lenin hapësirë për të dyshuar se po përgatet një rast i montuar politiko-gjyqësor, me prapavijë të errët. Nëse ky rast nuk ndriçohet deri në fund, në afat të shkurtër ai do të mbetet një njollë e zezë për gjyqësorin në Maqedoinë e Veriut,porn ë afat të gjatë njollë e zezë për gjithë shqiptarët.

Tani shpresat e pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës, familjarëve të tyre, por edhe të avokatëve mbrojtës janë te Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi në Strasburg. Fillon afati tremujor brenda të cilit avokatët duhet të aplikojnë te Gjykata e Strasburgut dhe më pas të ndërtojnë një mbrojtje të bazuar në argumente. Rrethanë shpresëdhënëse është edhe fakti se me vendimin e Supremes plotësuar edhe kushti për transferimin e atyre të cilët nuk janë të dënuar me burg të përjetshëm, si dhe fakti që tani mund të formohet ekip për ndihmë juridike nga ndërkombëtarët.

Nëse me të vërtetë kërkohet drjtësi në këtë rast, atëherë Ligji për procedurën penale, posaçërisht për ndihmën juridike, ofron hapësirë të mjaftueshme që të formohen ekipe prej prokurorisë të Maqedonisë së Veriut dhe shteteve që janë involvuar në këtë rast, Republika e Kosovës, e Shqipërisë edhe Gjermanisë ku ka nënshtetas prej këtyre shteteve, si dhe për kyçje të hetuesve aq shumë të përmendur ndërkombëtarë.

 Mirëpo, njëkohësisht ka rrethana që vështirësojnë rastin dhe shtojnë dyshimet se . Vendimi i Gjykatës Supreme u vonua njësoj si vendimi i Apelit, kurse mbrotja me të drejtë dyshon se kjo është bë qëllimisht. Dihet botërisht se çdo vonim rrit gjasat për shkatërrim të dëshmive materiale që mund të mos jenë marë sa duhet parasysh në gjykimin nga instancat gjyqësore në Maqedoninë e Veriut, por mund të jenë më se të nevojshme në një rigjykim eventual me ndihmën e ndërkombëtarëve. Kjo është vetëm një gur në murin e dyshimeve lidhur me tendencat për zvarritje maksimale të vendimeve gjyqësore. Dyshime nga të cilat buron edhe pyetja: Si do të kishin reaguar gjykatat në Maqedoni, nëse secil nga pjesëtarët e Grupit të Kumanovës do të kishte pasuri në vlerë 11 milionë euro, e tepër? A do të vonoheshin kaq shumë procedurat dhe vendimet gjyqësore, apo gjykatësit do të ndërprenin pushimin për të nënshkruar vendimet për mbrojtjen e tyre në liri?

Kurse rasti i Grupit të Kumanovës nuk është rasti i vetëm i dyshimtë në Maqedoninë e Veriut, ku shqiptarët vuajnë dënime të përjetshme dhe shumëvjeçare. Është rasti i dyshimtë “Monstra”, është rasti “Alfa”, është rasti i Feta Haimit, e shumë raste për të cilët opinioni ka dyshime të mëdha dhe në të gjitha fajtorët janë shqiptarë. Por dyshimet nuk janë vetëm pse të dënuarit janë shqiptarë, por për shkak se procesi gjyqësor është zhvilluar në procedura tejet të dyshimta dhe në mungesë të dëshive relevante.

Më e keqja është se këto gjëra, ku ka dyshime serioze për dënime drakonike në mungesë të dëshmive, shumë pak i bëjnë përshtypje opinionit në një vend si Maqedonia e Veriut, e kohën e fundit shumë pak përshtypje po u bëjnë edhe vetë shqiptarëve. Nuk ka masë kritike e cila seriozisht reagon kudnër këtyre rasteve, me përjashtim të reagimeve në rrjetet sociale. Për fat të keq, kemi ardhur në situatë ku çdo çudi më nuk po zgjat as tre ditë!

Related posts

Pas vitit të ri paralajmërohen bisedime më intenzive për ndryshimt kushtetuese

Z.H

Nga 94 të akuzuar të PSP-së, prapa grilave janë vetëm Mijallkov, Jankullovska dhe Taleski

Z.H

Fushat e Pollogut kanë zënë ferra

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More