Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial: Sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021

Shkruan, Agjencia Lajmeve Zhurnal.mk

 

Shkup, 9 maj, zhurnal.mk – Pastrimi i gjyqësorit do të jetë një nga sfidat kryesore të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut gjatë vitit 2021. Shkarkimi i dy gjykatësve në fund të dhjetorit nënkupton fillimin e këtij procesi që ishte një nga premtimet kryesore të partive që përbëjnë qeverinë aktuale, e cila edhe mori pushtetin pikërisht me zotimet për kthimin e besimit të qytetarëve në organet e drejtësisë.

Të gjithë gjykatësit dhe prokurorët që kanë punuar në kundërshtim me ligjin, kanë qenë joefikasë në punën e tyre apo qëllimisht i kanë zvarritur lëndët, nuk duhet të kenë vendin në organet e drejtësisë.

Vetting-u paraqet shtyllën themelore programore të BDI-së për të arritur deri te drejtësia joselektive, sundimi i mirëfilltë i ligjit, transparenca, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe rikthimi i besimit të qytetarit në integritetin e institucioneve.

Reformat në drejtësi dhe pastrimi i gjyqësorit janë premtuar nga të gjitha qeveritë e Maqedonisë së Veriut, por përveç miratimit të disa zgjidhjeve ligjore, në praktikë shumë pak është bërë, gjë që është pasqyruar në të gjitha raportet e progresit të Komisionit Evropian, shkruan zhurnal.mk.

Zgjidhja e bllokadës me Bullgarinë

Negociatat me Bullgarinë do të vazhdojnë me qëllim që të gjendet zgjidhje për çështjet e hapura, paralajmëroi kryeministri, Zoran Zaev.

Maqedonia e Veriut duhet t’i japë mundësi procesit dhe të punojë që të arrihet deri te harmonizim i qëndrimeve sipas pozitave të përcaktuara nacionale dhe në bazë të qëllimeve strategjike euro integruese. Nga ana tjetër, fakt që Maqedonia e Veriut vazhdon bashkëpunimin dhe avancon raportet me fqinjët dëshmohet edhe përmes nismës për bashkëpunim paralajmëroi qeveria e Maqedonisë së Veriut, i cila dërgoi letër deri në Bullgari dhe Shqipëri për bashkëpunim ekonomik – politik, të quajtur “Iniciativa 8, shkruan zhurnal.mk”.

Zgjedhje lokale, por nuk duhet edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare

Në muajin tetor të vitit 2021 Maqedonia e Veriut do të duhet të mbajë zgjedhje lokale të rregullta. Opozita vazhdon të kërkojë që të mbahen zgjedhje parakohshme parlamentare së bashku me zgjedhjet lokale, por këtë kërkesë nuk e pranon kryeministri aktual. Sipas tij zgjedhjet do të përbënin tradhti ndaj qytetarëve, të cilët kanë vendosur për rrugën evropiane të vendit. Nuk ka zgjedhje të parakohshme dhe nuk do të ketë detyrim të pabazë për dorëheqjen e Qeverisë. Nuk ka as nevojë, as logjikë për dorëheqje. Qeveria është e qëndrueshme, e mbështetur nga shumicë stabile në Kuvend.

Rimëkëmbje ekonomike

Pas pandemisë që e dëmtoi ekonominë e vendit, priten shkallë pozitive për vitin 2021. Rënien e aktivitetit ekonomik e zbutën masat antikrizë. Kriza shëndetësore – ekonomike në periudhën e kaluar të vitit 2020 kishte ndikim të fuqishëm në realizimin e Buxhetit.

Dekompozimi i PBV sipas anës së shpenzimeve tregon se në tremujorin e tretë ka rimëkëmbje të investimeve, gjegjësisht rritje prej 4,2 për qind, pas rënies së lartë prej 3,4 për qind në tremujorin e tretë. Rritja e investimeve në tremujorin e tretë del nga investimet e rritura për punë ndërtimore dhe investimet në pajisje dhe makina, në kushte të rritjes së ndërtimtarisë dhe importit të të mirave kapitale. Rritja e fuqishme e konsumit publik vazhdoi edhe në tremujorin e tretë, në drejtim të përballjes me pandeminë dhe pasojat e saj ndaj popullatës dhe ekonomisë. Te konsumi privat ka dinamikë të ngadalësuar të rënies e cila është 4,1 për qind, përkundër 13 për qind në tremujorin e dytë, me çka ndikim të konsiderueshëm kishte masa për mbështetje financiare të qytetarëve, si dhe mbështetja kreditore nga bankat.

Pritjet janë se kriza do të zgjasë të paktën deri në tremujorin e parë të vitit 2021, ndërsa qeveria paralajmëroi pako të reja të masave. Pritjet janë se gjysmëvjetori i parë i vitit të ardhshëm do të jetë edhe dalje nga kjo krizë në përgjithësi dhe për këtë është me rëndësi që të diskutohet. Qeveria do të zhvillojë pako të reja në bazë të dialogut social në të cilin janë përfshirë edhe kompanitë dhe punëtorët përmes sindikatave. Janë siguruar para për mbështetje për Kovid 19 edhe në vitin 2021 dhe se në buxhet janë rezervuar tashmë në programe, ndërsa ka edhe mjete shtesë edhe në dikastere të tjera.

Tashmë janë rezervuar 50 milionë euro për kovid-program për vitin 2021. Në mënyrë shtesë 17 milionë janë për paga.

Fokusi në ekonomi në periudhën e ardhshme do të duhet të jetë para së gjithash në rimëkëmbje, por edhe vendosje e bazave për rritje të përshpejtuar dhe të qëndrueshme. Gjithashtu nevojitet sigurimi e qëndrueshmërisë fiskale, qëndrueshmërisë makroekonomike dhe financiare. Sigurim edhe të zhvillimit lokal dhe rajonal të barabartë, mjedis jetësor të qëndrueshëm dhe të shëndoshë dhe digjitalizim të ekonomisë dhe shërbimeve publike, shkruan zhurnal.mk.

Related posts

Mexhiti: Për BDI-në është ideale që të ketë zgjedhje të parakohshme

Redaksia

BDI: Koalicioni Levica – Besa – Aleanca, qëllimisht dëmtoi rrugëtimin europian

Redaksia

Zaev i konfirmon zgjedhjet për më 17 tetor, grafa etnike në letërnjoftime e pamundur

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More