Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial: Rastet e montuara duhet “demontuar” jo për të mirën e shqiptarëve, por për të mirën e Maqedonisë

Shkup, 7 dhetor – Vendimi i Alternativës për tu bë pjesë e qeverisë, me një nga kushtet edhe ryshqirtim të rasteve të montuara gjyqësore, ka rikthyer vëmendjen e opinionit tek këto raste, që gati kishin filluar të harrohen.

 

Marrëveshja politike mes Zoran Zaevit dhe Afrim Gashit, ku një nga pikat është edhe çështja e rasteve të montuara, nuk është garancë se këto raste mund të ndriçohen deri në fund dhe në mënyrë sa më të drejtë. Atë duhet ta bëjnë organet gjyqësore. Mirëpo kjo marrëveshje politike, në këtë moment, krijon sërish disponim në opinion për t’u përballur me raste që paraqesin njollë mjaft të zezë për sitemin gjyqësoro-juridik të Maqedonisë së Veriut, por edhe për kapacitetet demokratike të vendit në përgjithësi.

Ndoshta janë deri diku me vend reagimet e ekspertëve juridikë se marrëveshja Gashi-Zaev është vështirë e realizueshme në kuadër të kornizës aktuale  kushtetuese dhe ligjore në Maqedoninë e Veriut. Mirëpo një nga premisat bazë juridike është se Kushtetuta dhe Ligjet  duhet çdo herë të reflektojnë më të mirën për të drejtën dhe për qytetarët, e jo të jenë akte strikte normative që më shumë i shërbejnë vetvetes dhe aparatit shtetëror. Prandaj, në këto raste të ndjeshme nuk ka nevojë për interpretim strikt dhe të ngushtë të dispozitave ligjore e kushtetese, por nevojitet interpretim sa më fleksibil, që një herë e përgjithmonë të hiqet vello e dyshimit të opinionit (më së shumti atij shqiptar) rreth parapavijës se rasteve në fjalë. Fundja Ligjet dhe Kushtetuta edhe mund të ndryshohen nëse ka nevojë, vetëm e vetëm që të hiqet një barrë e rëndë që rëndon mbi kurrizin e marrëdhënieve brendashoqërore në Maqedoni. Duhet kuptuar se gjykimi i drejtë në këto raste më shumë është interes i mbarë shtetit, gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, se sa vetëm i shqiptarëve. Duhet rrënuar këtë paragjykim dhe paragjykime të ngjashme, që dretësia tek ne të fillojë të funksionojë  ashtu sç funksionon në bashkësitë dhe aleancat euroatlantike ku synojmë të bëhemi pjesë.  

Duhet shfrytëzuar edhe momentin tjeër politik, kur kemi një VMRO-DPMNE opozitare të reformuar, e cila nuk reagon me automatizëm kundër çdo gjëje që është për të mirën e shqiptarëve, siç ndodhte në të kaluarën. Mund të teoretizohet pa fund, mirëpo kjo klimë e volitshme politike që është krijuar mund të reflektojë pozitivisht edhe në punën pa presion të organeve të gjyqësorit, jo në kuptim të lëshimit ndaj dikuj për ndonjë vepër ose krim të bërë,  por thjeshtë në kuptim të marrjes parasysh të gjtha fakteve dhe dëshmive para sjelljes së vendimit për dënim ose lirim. Mirëpo “dëshmitari i koduar” nuk mund të jetë dëshmia mbi të gjitha dëshmitë, sepse shumë lehtë për çdo qytetar mund të gjendet ndonjë dëshmitar i koduar dhe atëherë të gjithë të përfundojmë në burg. Aq më pak “dëshmitari i koduar” duhet të shfrtëzohet në raste kur shumë dëshmi tjera tregojnë se e vërteta është ndryshe nga ajo që flet “dëshmitari”.

Nuk mjafton vetëm “demontimi” i këtyre rasteve, por nevojitet edhe ndëshkimi i gjykatësve dhe prokurorëve që kanë bë gabime gjatë proceseve gjyqësore, e që shumë shqiparëve u kanë kushtuar shtrenjtë. Deri tani ishte një praktikë e pashkruar që të avancohet në karrierë çdo gjykatës dhe prokuror që dënon shqiptarë të akuzuar në rastet e montuara, pa marë parasysh nëse ekzistojnë ose nuk ekzistojnë dëshmi, deri sa në raste ku viktima ishin shqiptarët, nuk mjaftonin as dëshmitë më të forta që të ndëshkohen fajtorët (rasti i Almirit).

Tani duhet të ndodhë e kundërta, që në të ardhmen mos të kemi prokurorë e gjykatës që kërkojë dhe shqiptojnë dënime drakonike, pa marë parasysh ëse ekzistojnë dëhsmi ose jo, port ë bndur se në atë mënyrë do të avancohen në karrierë. Ndoshta për gjykatësit dhe prokurorët nuk ekziston përgjegjësi penale për gabimet e qëllimshme ose të paqëllimshme që bëjnë në punën e tyre. Mirëpo gjithsesi se duhet të ndërpritet përvoja negative për avancim pa merita dhe vetëm në bazë të gatishmërisë për të shqiptuar dënime sa më të rënda për shqiptarët, sepse kjo stimulon gjyqësi joprofesionale. Vetingu real në sistemin gjyqësor duhet të bëhet sa më shpejtë, që prokurorët dhe gjykatësi të jenë në një rang me qytetarët, e jo instucione mbi ligjin.  ///Zhurnal

Related posts

Mbrojtja e Mijallkovit kërkon reagim nga Ambasada izraelite pas pretendimeve se “ka pasur lidhje të afërta me Izraelin”

Redaksia

Zaevi tregoi burrëri, ç’pret Grubi me dorëheqjen e tij pas humbjes së Tetovës dhe Gostivarit ?

Redaksia

Zaev: Talat Xhaferi shkeli Kushtetutën kur u drejtua në gjuhë shqipe në PE

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More