Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial/ Pse pushteti fshehë nga opozita çfarë bisedohet me Bullgarinë ?

Shkup, 9 qershor – Zhurnal.mk – Kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, jo vetëm që ka bllokuar procesin integrues të Shkupit, por ajo është shëndrruar edhe në një betejë të ashpër politike brenda vendit, ku partitë po akuzojnë njëra-tjetrën për marrëveshje dhe qëndrime të cilat po rrezikojnë identitetin dhe të ardhemen e shtetit e që mungesa e transparencës dhe gjithëpërfshirjes në këtë proces ka ndikuar që situata politike në vend të polarizohet edhe më shumë.

Për të arritur një zgjidhje të pranueshme për kontestin me Bullgarinë, në proces duhet që të përfshihet opinioni publik, sidomos në të duhet të përfshihen të gjitha partitë politike pa dallime etnik, pasi në mungesë të gjithëpërfshirjes nuk mund të pretendojmë për një marrëveshje të pranueshme dhe të qëndrueshme, shkruan Zhurnal.

Mungesa e transparencës dhe gjithëpërfshirjes ka hapur rrugë për lindjen dhe përhapjen e shumë ideve konspirative rreth procesit negoicues apo edhe marrëveshjes eventuale ka ndikuar që situata e brendshme politike të acarohet edhe më shumë, në kohën kur vendi ka nevojë për unitet për ta kaluar këtë sfidë.

Kërkesat për përfshirje të VMRO-së në procesin negociues me Bullgarinë është legjitime, pasi ajo është partia e dytë më e madhe në vend me 44 deputet, që nënkupton se ajo përfaqëson një pjesë të konsiderueshme të qytetarëve të vendit, dhe përjashtimi i saj në një proces kaq të rëndësishëm minon qëndrueshmërinë e çdo lloj marrëveshje që mund të arrihet mes dy vendeve.

Pos VMRO-së në këtë proces duhet patjetër që të përfshihen edhe partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Është e pafalshme se si ata po qëndrojnë kaq indiferent kur ata janë etnia e dytë më e madhe në vend, duke marrë parasysh se në këto negociata po përcaktohet fati dhe e ardhmja e shtetit tonë, ne me patjetër duhet që të jemi të përfshirë dhe faktor në këto bisedime, shkruan Zhurnal.

Kokëfortësia e partive qeveritare për mospërfshirje të të gjithë aktorëve në zgjidhjen e kësaj çështje është një gabim i madh diplomatik dhe me pasoja të shumta për vendin, pasi në mungesë të unitetit të brendshëm pozita negociuese e Shkupit është më e dobët karshi Sofjes, dhe elementi tjetër është fakti se një zgjidhje e tillë nuk sjell paqe dhe stabilitet të brendshëm, dhe raporte të mira me fqinjët me të cilët kemi arritur marrëveshje, pasi ajo kontestohet nga një pjesë e madhe e opinionint të brendshëm dhe nga partia apo edhe partitë që nesër mund të udhëheqin me shtetin.

Ne si shtet nuk kemi marrë mësim nga historia e negociatave dhe marrëveshjet jo transparente dhe që udhëhiqen vetëm nga partitë qeverisëse, pasi ato kanë kontribuar në rritjen e polarizimeve brenda shtetit. Rasti i tillë është marrëveshje e Prespës e cila zgjodhin kontestin me Greqinë, por që negociatat u udhëhoqën vetëm nga partitë në pushtet dhe në mungesë të plotë të transparences edhe pse në të diskutohej e ardhmja e vendit, e që e njejta nuk është pranuar dhe vazhdon të kontestohet nga VMRO, e që thekson se me ardhjen në pushtet do ta ndryshojë këtë marrëveshje e që cilësohet nga ata si e dëmshme dhe e pa drejtë për Maqedoninë e Veriut, e që këto deklarata kanë shkaktuar jo pak shqetësim në opinionin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë, e që mund të ketë pasoja të rënda për vendin.

Pse duhet të bëhet i njeti gabim politik dhe diplomatik, kur ka mundësi që kjo gjë të evitohet dhe të sjellë një marrëveshje dhe paqe afat gjatë në vendin tonë?

Duke parë rëndësinë që ka kjo çështje, ajo duhet të jetë transparente dhe gjithëpërfshirëse, pasi në të kundërtën ajo do të kontribojë në rritjen e pasigurisë dhe destabilitetit brenda vendit.//Zhurnal.mk

Related posts

Gjykimi kundër Muhamed Zeqirit shtyhet për më 24 tetor

D V

Pagat e shtatorit në arsimin fillor dhe të mesëm do të jenë më të larta për 15 për qind

D V

Georgievski për Gruevskin: Çdo gjë që më kanë bërë mua, tani ta bëjnë ty

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!