Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial/ Nesër rikthehet kriza politike në vend

Shkup, 25 nëntor – Përfundimi i ditëve të zisë që u shpallën si rezultat i tragjedisë në Bullgari, do ta rikthejnë si temë qëndrore krizën politike në vend, ku tani ndodhemi në një udhëkryq tejet delikat, pasi nesër pritet që të zyrtarizohet edhe largimi i Zoran Zaevit nga udëheqja e LSDM-së, po në të njejtën kohë Alternativa do ta zyrtarizojë qëndrimin e saj për tu bërë apo jo pjesë e ekzekutivit, e si pasojë çdo vendim si nga njëra ashtu edhe nga tjetra parti mund ta trondisin skenën politike të Maqedonisë së Veriut.

 

Zgjedhjet lokale të tetorit, ishin aq befasuese dhe në të njejtën kohë aq shokuese për subjektet në vendin tonë, saqë impakti që ata shkaktuan, vazhdonë që ta trondisin skenën politke dhe ta mbajë në krizë të fuqishme vendin edhe afër një muaj pasi që të njejtat kanë përfunduar, e impakti që ato shkaktuan duket se do të jetë e vështirë që të tejkalohen në një të ardhme të afërt, shkruan Zhurnal.

Rezultatete e dobëta që prodhuan këto zgjedhje bënë që kryeministri i vendit Zoran Zaev të merrte përgjegjësinë për këtë dështimin, dhe si pasojë e saj të paralajmronte dorheqjen nga pozita e shefit të ekzekutivit dhe kryetarit të partisë, e kjo ishte një vendim që tronditi shumicën parlamentare dhe paralajmroi për një krizë të pa shmangshme politike në vend, vetëm 1 vit pasi ishin mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Paralajmrimi i Zaevit për dorheqje shkatoi reagime të ashpra dhe kundërshti si brenda LSDM-së gjithashtu edhe tek partnerët të koalicionit të cilët haptazi u deklaruan se nuk do të përkrahin dhe nuk do të pranonin largimin e kryeministrit aktual , dhe deklarata e tij u cilësuan si të përshpejtuara dhe emocionale, pasi në bazë të kushtetutës në rast se ai largohej atëherë e gjithë qeveria konsiderohej si e dorhequr, që ishte një kërcënim serioz dhe direkt për ekzekutivin aktual, shkruan Zhurnal.

Si do të vendosë nesër Lidhja Social-demokrate e Maqedonisë?!

Duket se kryeministri aktual është i vendosur në atë që ka deklaruar, edhe përkundër faktit se ai vazhdimisht po has në rezistencë të bashkpartiakëve të tijë për një veprim të tillë, e që prej tyre po konsiderohet se ne rast se ai largohet në një moment të tillë kaq deliakt për vendin dhe partinë, atëherë kriza vetëm sa do të thellohej dhe komplikohej edhe më shumë, pasi deri më tani nuk ka një figurë unifikuese apo edhe të pranueshme gjërësisht për ta mbusur boshllëkun që do të linte largimi i Zoran Zaevit.

Dimitar Kovaçevski po përflitete si një nga kandidatët e mundshëm për ta zëvendësuar Zoran Zaevin, por që duket se brenda kryesisë dhe anëtarëve të LSDM-së nuk ka një disponim dhe mbështetje të plotë ndaj kandidaturë së tijë, e që në këtë rast ardhja e tij mund të ndikonte në përçarjen dhe krijimin e fraksioneve brenda Social-Demokratëve, apo në rast se ai nuk merr miratimin, atëher pozita e kryetarit do të ishte e zbrazët duke krijuar një boshllëk që do ta dobësonte skajshmërisht këtë parti, e që efektet e saj do të ndjeheshin në zgjedhjet e ardhshme që me shumë gjasë do të jenë të parakohshme.

Nesër është një ditë shumë e rëndësishme për LSDM-në, pasi do të vendoset se a do të pranohet dorheqja e Zran Zaevit, a do e bind partia që ai të tërhiqet nga kjo ndërmarrje, a do të pranohet Kovaçevski, a do ta ruaj unitetin ky subjekt, apo do të krijohen ndasi që do të kishin një impakt të fuqishem jo vetëm brenda partisë më të madhe në vend, por edhe në të gjithë skenën politike në Maeqdoninë e Veriut, shkruan Zhurnal.

Si do të vendosë nesër Alternativa?!

Sikur të mos mjaftonte deklratat dhe qëndrimet e Zoran Zaevit dhe udhëkryqit në të cilin gjendet subjekti që ai përfaqëson, e në të njejtën kohë edhe anëtari i koalicionit të saj, gjithashtu edhe partner në ekzekutiv Lëvizja BESA paralajmroi dalejn nga përbërja aktuale, e kjo e zhyti edhe më shumë në krizë shumicën aktuale, por që me largimin e deputetëve të këti subjekti, ajo më nuk ishte shumicë, por në fakt kishte mbetur pakicë. Në këtë situatë LSDM si subekti më i madh ishte në kërkim të deputetëve nga partitë opozitare me qëllim krijimin e një shumicë të re parlamentare dhe një ekzekutiv sa më të fuqishëm dhe stabil, por që arritja e saj ishte një sfidë e vërtet, duke parë kundërshtitë dhe përplasjet që kishin karakterizuar ata gjatë fushatës elektorale.

Në këtë situatë u gjend një “zgjidhje”, Alternativa ishe një nga subjektet më të preferuara apo edhe më të mundshme për t’iu bashkangjitur ekzekutivit aktual, e këtë e dëshmon edhe takimi i fundit që kishte Zaev me liderin e kësa parti Afrim Gashi, por që end enuk kemi një përgjigje konkrete të këti subjekti se a do ta pranojë apo jo ofertën e Social-Demokratëve për tu bërë pjesë e qeverisë, e që me shumë gjasë këtë ajo do ta bëjë ditën e nesërme.

Ajo që po pengon një përgjigje të shpjetë dhe konkrete ka të bëjë me faktin, se janë krijuar dy rryma brenda këti subjekti, ku njëra mbështet dhe po lobon tek antarsia apo edhe tek kryesia qëndrore për të pranuar ofertën e Social-Demokratëve për tu bërë pjesë e shumicës së re, ndërsa në anën tjetër një pjesë kundërshton fuqishëm idenë për tu përfshirë në këtë qeveri, e kjo ka krijuar një situatë të brendëshme tejet të komplikuar dhe të tensionuar, e që mund të eskaloj në përplasje që mund të çojnë në ndarjen e saj në dy pjesë,e që në rast se kjo ndodhë, atëherë me shumë gjasë ky do të ishe edhe fundi politik i Alternativës, shkruan Zhurnal.

Nesër është një ditë shumë e rëndësishme jo vetëm për të dy subjektet polike pra LSDM-në dhe Alternativën, por edhe për të gjithë skenënë politike në Maqedoninë e Veriut, pasi do të kuptohet se a do të kemi zgjidhje të krizës politike apo të të zhytemi edhe më thell në të, e që këtë më së miri do të na e tregojë 26 nëntori.///Zhurnal.mk

Related posts

Dita e katërt e debatit për ribalancin e Buxhetit, debati vazhdon pasdite

Z H

Ganiu e Xhaferoviç shënojnë ditën ndërkombëtare të boshnjakëve

Z H

Kandidati për kryetar komune në Maqedoni kapet me drogë (Foto)

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More