Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial/ Marrëveshjet politike në politikë janë thjeshtë politikë, politikanët duhet t’a dijnë këtë!

Shkup, 3 dhjetor – Ndoshta thënja e ish presidentit francez Sharl de Gol se: ” Në politikë nuk ka miqësi të përhershme, por interesa të përjetshme”, më së miri manifestohen në politikkën e Maqonisë së Veriut, ku këtu jo që nuk vlen miqësia në politik, por as marrëveshjet e shkruara nuk kanë asnjë rëndësi, pasi më e rëndësishme është interesi përsonal i liderit apo edhe i patisë, se sa ai qytetarë apo edhe shtetëror, e kjo po bënë që besimi në politik të humbet.

 

Politika është një nga profesionet më të vjetra të shoqërisë njerëzore, e cila ka evoluar gjatë gjithë kësaj periudhe, por ka disa parime që kanë mbetur shumë të rëndësishme dhe të pa ndryshueshme, që janë respektimi i marrëveshjeve që arrihen në kuadër të bisedimeve apo edhe negociatave politike, e ky praim vazhdon që të jetë me peshë edhe sot kur jetojmë në mileniumin e dytë.

Respektimi i marrëveshejve politike është një standart i pa thyeshëm në shtetet me demokraci të zhvilluar, pasi ato arrihen me vullnet të lirë mes subjekteve apo individeve, dhe si e tillë ata duhet ta respektojnë të njejtën, por në rast se ndodh që ata kanë ndonjë ndryshim, ata duket që ta ta informojnë partnerine tyre për mosvlefshmërinë e bashkëpunimit të tyre, e në këtë rast çdo gjë është transparente. Në rast se ndodh e kundërta, ku një subjekt apo edhe lider nuk respekton marrëveshjen e bërë atëherë ai që e ka thyer atë do të përfitojë një imazh shumë të keq në sytë e opinionit publik dhe do ta humb besimin e tyre, por edhe të subjekteve tjera, gjithë kjo situatë pashmangshmërisht do ta çonte atë në histori.

Shumë individ, personalitete janë munduar që politikës ti krijojnë edhe aspektin e miqësis, të cilët përmes saj synojnë që të tregojnë, se politika nuk është vetëm interes, por në kuandër të saj egzisotojne edhe ndjenja të pastra humane, por se sa është arritur kjo është temë diskutimi, që ndoshta kurr nuk do të marrë një përgjigje konkrete, shkruan Zhurnal.

Një gjë tjetër shumë e rëndësishme në shtet me demokraci të konsoliduar ka të bëjë me faktin, se liderët apo edhe partitë politke i qëndrojnë besnik dekalratave dhe zotimeve që kanë bërë gjatë fushatës, apo edhe kohës kur kanë qenë në opozitë, se nuk do të bashkpunojnë me pushtetin edhe në rast se ata u ofrojnë ndihmën e tyre, e këtë shembull e kemi parë në Izrael, ku shteti shkon disa herë në zgjedhje, vetëm se subjektet nuk pranonin ti thenin qëndrimet e tyre për tu bërë pjesë e pushtetit, e kjo tregon për një përgjegjësi dhe pjekuri politike.

Në anën tjetër në këto shoqëri, nëse ndodhë që një subjekt i cili gjatë kohës që ishte opizitare ka akuzuar dhe ka luftuar kundër partisë në pushtet apo regjimit që zakonisht po u thuhet atyre, dhe në rast se ai i bashkangjitet po ati, atëherë ai subjekt apo lider do ta humb besimin dhe përkrahjen e popullit, e kjo do të rezultonte fatele për të ardhmen politike të saj.

Si qëndron Maqedonia e Veriut?

Maqedonia e Verit një shtet në tranzicione që nënkuptonse ajo nuk është një demokraci e konsoliduar edhe përkundër faktit se kanë kaluar më shumë se 30 vite që nga fillesat e pluralizmit, por që ende është shumë larg standardeve poltike që kanë vendosur shtetet që kanë një traditë më të gjatë në këtë sistem.

Periudha tre dekadëshe ka treguar se në politiën e vendit tonë nuk respektohen marrëveshjet, e aq më pak të egzisojë miqësia, pasi qëndrimet e tyre ndryshojnë brenda natës, e që e gjithë kjo tregon se interesi personal apo edhe partiak është më i rëndësishëm se çdo gjë, e që të njejtën ata mundohen që ta kamuflojne si sakrificë që ata po e bëjën në të mirë të qytetarëve dhe për të ardhmen e shtetit.

Partitë politike dhe liderët e tyre, gjatë kohës së fushatës dhe kur njëra është polzitë e tjetra është opzit shkëmbejnë akuza nga më të ashprat ndaj njëra tjetrës, por në momentin që ndonjërës i ofrohet mundësi për tu bërë pjesë e ekzekutivit që e ka sharë dhe mallkuar vetëm disa ditë apo javë më parë, si me magji “harrohen”, dhe më marrjen e posteve, ata kthehen dhe lëvdërojnë të njejtën që e kishin sulmuar para pak kohësh, shkruan Zhurnal.

Rastet të tilla gjatë periudhës së pluralizmit në vendin tonë janë të shumta, kur partitë dhe liderët kanë ndryshuar qasje dhe qëndrim gjatë ditë apo natës, për dikë që e kanë akuzuar me muaj e vite se po shkatërron ardhmërinë e shtetit dhe qytetarëve të saj, e me pjesmarrjene tyre në qeveri apo me mbështetjen dhënë ekzekutivit kanë shkelur marrëveshjet politike që kanë nënshkruar më herët për të luftuar keqpordorimet dhe keqmenaxhimet e qeverisë.

Para 6 viteve kur filloi publikimi i të ashtuquajturve “BOMBA” e cila zhyti në krizë të thellë politike vendin, dëgjohej se si lideri i PDSH i zotohej anëtarit të VMRO-DPMNE-se për besnikri ndaj këti subjekti, por në momenti që ai ra nga pushteti, kjo parti nuk hezitoi që ti bashkangjitet tjetërë, kjo tregon se miqësia apo marrëveshja që mund të kishte egzistuar nuk kishte asnjë vlerë, pasi marrja e posteve shtetërore ishte mbi të gjitha.

Para disa viteve, disa nga depytetët e VMRO-DPMNE, u larguan nga ky subjekt dhe mbështetën atë të LSDM-së, ku të cilët gjatë fushatës elektorale kishin mbajtur një qëndrim tejet kundërshtues dhe agresiv ndaj saj, por pasi që Social-Demokratët morrën pushtetin, duket se ata u “zbutën” dhe harruan të gjitha atë që kishin thënë dhe deklaruar për të njejtën, pasi intereat personale ishin më të rëndësishme se partia dhe miqësia që ata kishin me partinë e tyre.

Kastriot Rexhepi, një nga kundërsharët më të mëdhej të BDI-së gjatë fushatës elektorale, qëndrimeve dhe deklarimeve të tij, por në momentin kur partia që ai i takonte vendosën ta rrëzonin qeverinë në të cilën kishin bërë pjesë, ai u distancua nga ajo duke shkelur miqësinë dhe marrëveshjen që kishin ata, me arsyetimet se këtë po e bënë në të mirë të qytetarëve dhe të shtetit.

Alternativa ishte një nga subjektete opozitare më e zëshme kundër qeverisë aktuale, ku ata kishin lëshuar akuza nga më të rëndat për të duke e quajtur “Regjim Hibrid”, por ajo pas ftesës që mori nga partia më e madhe qeverisëse ka flluar negociatat për tu bërë pjesë e saj, e finalizmi është vetëm çështje kohë, pasi janë ndarë edhe resoret se cilat do ti takojnë. Me pjesmarrjen në qeveri ajo po shkel miqësinë dhe marrëveshjen që ka pasur me Aleancën për Shqiptarët, e ky është një shembull më perfekt se në politik nuk ka miqësi të përhershme por vetëm interesa të përjetshme, shkruan Zhurnal.

Fatkeqësisht zhvillimet politke në Maqedoninë e Veriut i kanë dhënë shumë të drejtë de Goli-it,e që duket më shumë si profetësi sa sa vetëm një thënjë, për vendin tonë, por që njëkohësisht duket të jetë edhe një vetëdijsim, që të respekton marrëveshjet dhe të fillohet të krijohet miqësi dhe mos të shiqohen vetëm interesat partiake dhe politke, pasi kjo po bënë që besimi i qytetarëve në politik të humbet.///Zhurnal.mk

Related posts

Antikorrupsioni ndërpret lëndën kundër Ivanovit

Z H

Në Maqedoni disa paralele ndodhen në izolim për shkak të infektimeve me Kovid-19

N E

Përdoruesit e rrugës “Serava” sot pa ujë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More