Shkup, 4 gusht – Dyshimet për korrupsion ekzistojnë në shumë sfera në Maqedoninë e Veriut, por rrallë kujt do i ishte kujtuar se këto dyshime për korrupsion ekistojnë edhe në rastin e shumimit të peshkut ngjala në Liqenin e Ohrit.
Një rast të tillë, që me shumë gjasë mund të konfirmojë ekzistimin e tentimeve për korrupsion, ka zbuluar Agjenca e Lajmeve Zhurnal. Pasi redaksia e Zhurnal, në bazë të informacioneve të qytetarëve të shqetësuar, njoftoi se liqeni i Ohrit me vitë të tëra nuk është pasuruar me ngjala nga kompania AD Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV), ata janë përgjigjur se shumimi i fundit ka qenë në vitin 2019.
Edhe pse kjo tingëllon skandaloze, EMV arsyeton veten se vonesa ishte ishte për shkak të pandemisë.
“Liqenin e Ohrit e shumojmë me ngjala, tradicionalisht çdo dy vjet, me dyfishin e materialit për grumbullim. Shumimi i fundit ishte para katër viteve, në vitin 2019, pas së cilës pasoi një periudhë e rrethanave të kufizuara dhe të vështira sociale dhe ekonomike, të shkaktuara nga pandemia e Covid-it”, thanë SHA “Elektranat e Maqedonisë së Veriut” për Zhurnal.
Vetëm në Maqedoninë e Veriut pandemia e COVID-it godit edhe peshqët?
Nga kompania sqarojnë se procedura për shumimin e liqenit të Ohrit me ngjala bëhet në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik. Sipas EV-së, në njëfarë mënyre pra i vjen se vetëm në Maqedoninë e Veriut pandemia ka goditur jo vetëm njerëzit, por edhe peshqit. Shumimi i fundit me ngjala të reja në vitin 2019, siç kemi raportuar më parë, është kryer me ngjala evropiane-Angulija. Në atë kohë në liqenin e Ohrit janë lëshuar gjithsej 29.421 copë ngjala të mitura me peshë totale prej 865 kilogramëve.
Në lidhje me dyshimet se kompania që pretendohet se ka fituar tenderin, por nuk ka licencën përkatëse, nga EMV thonë se posedimi i licencës dhe dokumenteve të tjera, në përputhje me rregulloret ligjore dhe nënligjore, kontrollohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, pra Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.
“Nga importi i ngjalës, procesi i karantinës dhe të gjitha testet shoqëruese, kompetenca është në dorën e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave, e cila në fakt jep leje për stoqet”, thuhet në përgjigjen e ESM-së për Zhurnal.
Peshku në përgjithësi, duke përfshi edhe ngjalën, rekomandohen si ushqim për dobësim, sepse nuk kanë yndyrëra të dëmshme që shkaktojnë obezitet. Mirëpo në vendin tonë, korrupsioni i uur këmbëkryq në shumë sfera të shoqërisë, si duket po mundohet të nxjerrë “dhjamë” edhe nga ngjala. Është një paradoks që zgjeron përshtypjen se korrupsioni ka lëshuar rrënjë gjithandej. Meqë ra fjala, në të kaluarën ka qenë praktikë që në liqenin e Ohrit të lëshohen 100.000 ngjala çdo dy vjet.
Studimi është kryer që në vitin 1965, pasi ndërtimi i hidrocentraleve bllokoi rrugën natyrale të pjelljes së ngjalës deri në detin Sargasso dhe kthimin në liqenin e Ohrit, kështu që shteti mori përsipër të plotësojë sasinë e ngjalave për të mos prishur ekuilibrin e botës së gjallë.
Nëse nuk sqarohet deri në fund ky skandal dhe nëse nuk përmirësohet gabimi që daton nga viti 2019, atëherë edhe pse shuma nuk është e madhe sikur te tenderët tjerë, porosia është e keqe, sepse krijon dyshime se malverzime bëhen në një sferë që ndikon në btën shtazore jo vetëm në vendin tonë por edhe shumë më gjerë.
OLAF nuk bën “pilaf me llaf”!
Kur jemi tek dyshimet për korrupsion, dyshime të ngjashme janë paraqitur edhe për një projekt të vitit 2015, me vlerë 660.000 euro, për softuer në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë të Ujërave (MBPEU), është rasti për të cilin Zyra Evropiane Kundër Mashtrimit (OLAF) konstatoi parregullsi dhe rekomandoi që shteti t’i kthejë paratë. Kjo tregon se OLAF uk bën “pilaf me llaf”, por se i heton rastet edhe pas shumë viteve, deri sa drejtësia të dalë në shesh, shkruan Zhurnal. Siç informoi sot ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ujërave, Ljupço Nikolovski nuk bëhet fjalë për ndonjë kontratë apo çështje lidhur me IPARD-in, por për projektin që është realizuar përmes përkrahjes IPA për MBPEU.
Hetimi tashmë ka përfunduar dhe ka një rast konkret me veprime konkrete ligjore për rastin. Rasti është dërguar në Prokurorinë Themelore Publike kundër krimit të organizuar, ndërsa MBPEU apelon që rasti të zbardhet plotësisht.
“Kemi një rast të OLAF-it që është përfunduar me rekomandim. Është një projekt i vitit 2015, por që nuk ka të bëjë me IPARD-in, por me mbështetjen IPA të MBPEU për softuer të caktuar për të cilët shteti duhet të kthejë paratë. OLAF ka bërë një procedurë dhe ka konstatuar se ka parregullsi, prandaj rekomandon që shteti t’i kthejë fondet.
Lidhur me rastin, në njërën nga seancat e fundit, Qeveria ka marrë vendim sipas të gjitha procedurave dhe lënda është dërguar në Prokurori”, tha Nikollovski. Ministri thekson se MBPEU kërkon dhe apelon zbardhjen e rastit./Zhurnal