Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial/ Kodi zgjedhor – Proces që duhet patur kujdes të mos dëmtohen shqiptarët

Ndryshimet në kodin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut, përsëri janë rikthyer në tavoliën e negociatatave, e cila po bëhet disa muaj para mbajtjes së zgjedhjeve lokale, por që arritja e një dakordësie është shumë e vështirë duke pasur parasysh përbërjen etnike të vendit dhe nga fakti se secila parti ka kalkulimet e veta politike të cilat synon ti realizojë.

Sistemi i tanishëm zgjedhor i Maqedonisë së Veriut daton që nga viti 2002 në të cilën u vendos krijimi i një sistemi proporconal me gjashtë njësi zgjedhore të cilat afërsisht janë të ndarë në mënyrë të barabartë dhe çdo njësi prodhon gjithësej 20 deputët që nga të cilët zgjidhen 120 deputet aq sa ka parlamenti i vendit, listat janë të mbyllura dhe nuk egzison ndonjë prag zgjedhorë, dhe shëndrrmi i votave në mandatë bëhet përmes metodës D’hondt,shkruan Zhurnal.

Partitë kanë qëndrime të ndryshme sa i përket ndryshimit të sistemit zgjedhor, pasi ato vendosin kalkulimet politike, por edhe etnike, pasi ndryshimi eventual i modelit do të ketë ndikim direkt në numrin e mandateve që do të kenë këto parti në parlament dhe në përkatësin etnike që do të ketë kuvendi i ardhshëm i vendit.

Të gjithë partitë politike mbështisin ndryshimin e modelit zgjedhor, deklarativisht ato mbështesin edhe zgjedhjet me lista të hapura, por ajo që ata i dallon është ndarja e njësive zgjedhore, e cila është edhe pika më e fortë e kundështimit mes partive politike në vend.

Partia më e madhe maqedonase LSDM mbështet krijimin e një njësie zgjedhore dhe votim me lista të hapura të cilat sipas saj do të mundësonin përfaqësim më të drejtë në parlament, kurse listat e hapura do të ndikonin në rritjen e cilësisë së përfaqësimit të votuesve në kuvend,shkruan Zhurnal.

VMRO-DPMNE nga ana tjetër kundërshton një njësi zgjedhore dhe mendon për një model zgjedhor të shumicës me 120 njësi zgjedhore, pasi sipas saj kjo do të ndikonte në rritjen e fuqisë së saj partiake. Edhe në rast se VMRO do ta mbështesë reformën zgjedhore ajo do ta kushtëzojë votimin e saj me miratimin e një pragu zgjedhorë për partitë politike si dhe miratimin e kërkesës së saj që kryetarët e komunave të zgjidhen me një raund votimi.

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shprehuar mbështetjen për lista të hapura, por ajo është shprehur kategorik kundër ndryshimeve të cilat do mundësonin vetëm një njësi zgjedhore në të gjithë vendin.Kjo mbështetet nga fati se një model me një njesi zgjedhore do të shkaktonte humbjen e votave të elektoratit shqiptarë e që do të ndikonte direkt në uljen e numrit të deputetëve të saj në kuvendin e Maqedonisë. Si një mundësi për reformimin e sistemit zgjedhor kjo parti ofron krijimin e 3 njësive zgjedhore në vend të gjashtëve të cilat janë aktualisht,shkruan Zhurnal.

Koalicioni Aleanca për Shqipëtarët- Alternativa (ASH/AAA), shprehën se ata kundërshtojnë propozimet për një njësi zgjedhore pasi sipas tyre kjo përbën rrezik për votën shqiptare e cila do të ndikonte në uljen e përfaqësuesve të tyre në parlamentin e Maqedonisë. Ata mbështesin krijimin e një sistemi zgjedhor me 8 njesi e cila do të mundësonte përfaqësim më të drejtë dhe adekuat.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor në një vend më përbërje të tillë etnike siç është Maqedonia e Veiut është një çështje shumë delikate për të cilën duhet konsensus i plotë mes partive politike me qëllim përfaqësimin e të qytetarëve dhe përkatësive etnike të vendit.

Related posts

25 vite pa Fehmiun e Xhevën/ Ahmeti: Një çerek shekulli mall e një jetë e tërë për të qenë krenar që i kisha vëlla e motër

Xh M

Bërnabiq: Vizioni i Ballkanit të Hapur është vizion i Serbisë

I Z

Gjykimi kundër Muhamed Zeqirit shtyhet për më 24 tetor

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!