Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial / Kërçova mbetet bastion i shqiptarëve, s’ka nevojë për etiketime “TRADHTARË”, është një betejë e pastër politike!

Shkruan, Agjencia e Lajmeve Zhurnal.mk

 

Shkup, 17 gusht – Kërçova është shndërruar në pikën më të nxehtë të zgjedhjeve lokale që priten të mbahen më datë 17 tetor në Maqedoninë e Veriut, pasi kjo nga një garë elektorale është shndërruar në në përballje personale, e që në ditët e fundit ajo ka marrë edhe ngjyrime etnike të cilët kanë rënduar atmosferën parazgjedhore në këtë komunë.

Kërçova ka qenë historikisht bastion i Bashkimit Demokratik për Integrim, ku kjo e fundit ka dominuar më këtë komunë që nga themelimi i saj, por duket që këto zgjedhje do ta trondisin BDI në vendlindjen e liderit të saj. Kjo pasiguri rreth të ardhmes politike të Kërçovës ka ardhur si pasojë e përplasjeve të brendshëm që kanë ndodhur në BDI kohët e fundit, ku dy figurat kryesore Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi të cilët vijnë nga ky qytet janë ndarë në dy taborre ku secili prej tyre mbështet kandidatin e tij në garën e 17 tetorit, shkruan Zhurnal.

Dallimet etnike mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Kërçovë është shumë i ngusht, dhe çdo përçarje në faktorin politik shqiptar është një kërcënim serioz për këta të fundit për të humbur drejtimin e komunës për të cilën është luftuar dhe sakrifikuar shumë për ta fituar.

Kjo situatë e ndërlikuar etnike ka krijuar klimën e favorshme që portale apo individ për qëllimet e tyre personale apo grupore të shfrytëzojnë patriotizmin si një instrument për të goditur individët apo grupet të caktuara të cilat kanë interesa të ndryshme politike nga ata. Kjo propagandë e ashpër në ditët e fundit po synon që grupet me qëndime të ndryshme politike ti ndaj në “TRADHTARË” të cilët po dëmtojnë interesat kombëtare për qëllime dhe inate personale dhe “PATRIOTË” të cilët po luftojnë kundër grupit të parë për të mbrojtur interesat e kombit, shkruan Zhurnal.

Situata është dukshëm më ndryshe nga ajo që po na serviret, pasi qëndrimet që partitë politike maqedonase po mbajnë sa i përket kandidaturave për komunën e Kërçovës, na bëjnë që të kuptojmë se atje do të kemi një përballje shumë të fuqishme mes BDI-së dhe ASH-AAA, për ta udhëhequr atë.

Koalicioni që u arrit mes Bashkimit Demokratik për Integrim dhe LSDM-së parashikonte që në raundin e parë ata të garojnë të vetëm, kurse në të dytin ta mbështesnin njëri-tjetrin, por që në disa komuna është bërë përjashtim, e njëra nga to është Kërçova ku partia më e madhe maqedonase nuk do të ketë kandidat të saj, e kjo nënkupton se ajo do ta mbështes atë të BDI-së.

Sipas të dhënave të Agjencisë Zhurnal, VMRO nuk do të garojë në këtë komunë me kandidat të vetin, e kjo nënkupton se partia më e madhe opozitare maqedonase VMRO do ta mbështesë atë të opozitës shqiptare respektivisht kandidaturën e ASH-AAA.

Kjo tregon se beteja në Kërçovë do të jetë mes dy kandidatëve shqiptarë, që nënkupton se kjo komunë edhe në katër vitet e ardhëshme do të vazhdojë që të qeveriset nga kjo etninë, pra këtu ska betejë mes “PATRIOTËVE” dhe “TRADHTARËVE”, por është vetëm një betejë e pastër politike mes pozitës dhe opozitës shqiptare, shkruan Zhurnal.

Rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të korrikut të vitit 2020:

VMRO42.04 %
LSDM24.36 %
BDI22.77 %
ASH-AAA5.98 %

Rezultatet e zgjedhjeve të fundit parlamentare nesë përllogariten në bazë të koalicioneve, atëherë na lënë të kuptojmë se rreshtimi politik i Kërçovës me shumë gjasë do të ndryshojë, pasi në rast të një koalicioni mes VMRO-ASH-AAA ata do të merrnin 48.02 % për dallim nga koalicioni BDI-LSDM të cilët do të merrnin 47.13 % të votave. Edhe pse me një rezultat tepër të ngusht me vetëm 0.89 %, koalicioni ASH-AAA-VMRO do të ishte triumfues ndaj atij qeverisës.

Edhe pse garës në Kërçovë po tentohet që ti jepet ngjyrim etnik, në realitet ajo është një garë e ashpër politike mes partive shqiptare, e në qoftë se shifrat e 2020 përsëriten në zgjedhjet e vitit 2021, atëherë rreshtimi politik i Kërçovës do të kaloj nga BDI tek ASH-AAA, e që e tërë kjo me shumë gjasë do të ketë efekt domino në të gjitha komunat dhe njësit zgjedhore ku shqiptarët janë shumicë, shkruan Zhurnal.mk.

Related posts

Cilat janë masat e para që do të ndërmerren ?

Redaksia

Shqipja, e papërfillshme në faqen elektronike të Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë

D V

Buçkovski: Ndryshimet e premtuara nga Petkov dhe Vasilev janë pranuar pozitivisht në Maqedoninë e Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More