Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial/ Dezinformatat dhe gjuha e urrejtjes në raste tragjedie shkaktojnë dhimbje dhe panikë

Shkup, 26 nëntor – Tragjedia që ndodhi në Bullgari, bëri që në vendin tonë të shpërndaheshin shumë lajme të rrejshme dhe dizinformata rreth shkaqeve që çuan në vdekjen e 44 bashkëqytetarëve tanë të cilët që shaktuan panik dhe shqetësim të madh në vend, e sikur të mos mjaftonte kjo, fatkeqësisht u pëballëm edhe me gjuhë të urrejtjes, ku disa i gëzoi tragjedia, e kjo shkaktoi reagime të ashpëra në opinionin publik në vend.

 

Historia njerëzore gjatë gjithë ekzistencës së saj është përballur me fatkeqësi dhe tragjedi nga më të ndyshmet të cilat kanë shkaktuar dhjetra apo edhe qindra të vdekur, por që fatmirsish ajo përsëri ka gjetur forcën që ta përballoj dhe të vazhojë jetën, por asnjëherë duke mos harruar atë çka kishte ndodhur, pasi kujtimi i tyre është i përhershëm, por edhe për të marrë masa që e nejta gjë mos të përsëritet, shkruan Zhurnal.

Gjithmonë në raste të tragjedive, është jetike informimi i drejtë dhe në kohë reale të opinionit publik, pasi në raste të tilla çdo kush ndjen frikë, anth dhe pikëllim për atë që u ka ndodhur të përfshirëve në aksident, e informimi korrekt është edhe më i rëndësishëm pasi mediumet janë burimë më i shpejtë dhe i sakt në informimin e opinionit publik për shkaqet, rrethanat, të lënduarti apo edhe të vdekurit, që nënkupton se impakti i saj është shumë i madh në shoqëri.

Fatkeqësisht në epokën dixhitale nuk mundojnë rastet kur “mediume” përshkak të përfitimeve përsonale apo edhe mungesë së profesionalizmit, jo pak herë po shpërndajnë informacione dhe lajme jo të vërtet të cilët po shkaktojnë panik dhe huti në opinionin publik, e kjo më shumë po e rëndon situatën e krijuar se sa po sqaron qytetarët se si dhe pse ndodhi diçka e tillë, e fatkeqësisht kjo më shumë po rrit dhimbjen e atyre që kanë humbur më të dashurit e tyre.

Nuk mungojnë rastet në tragjedi kur disa individ, e ndjenjë një lloj gëzimi apo emocioni për fatkeqësin që u ka ndodhur të tjerëve, e që ajo që i bënë ata të ndjen kenaqësi në dhimbjen e tjetrit, e kjo është nje mister që ende nuk është zbuluar saktësisht, por që një gjë është e sigurt për këta “njerëz” se ato mund të jenë gjithçka, por jo edhe qenje humane me ndjena dhe ndërgjegje, apo ndoshta ata kanë një urretje patologjike që mbyt çdo humanizëm brenda tyre.

Tragjedia që ndodhi në Bullgari në të cilën humbën jetën 44 persona, të ciliët ishin shtates të Maqedonisë së Veriut dhe shumica apsolute e tyre ishin shqiptar, fatkeqësishr hasëm dy fenomennet që përmendëm pak më lartë, e që e gjithë situata e krijuar rëndonte edhe më shumë gjendjen emocionale të atyre që kishin pasur të afërmit e tyre në ato autobus, ndërsa në anën tjetër informaione t e shumta që ishin kontradiktore shkaktoinnin huti dhe shqetësim të madh tek opinioni publik në vendin tonë.

Instiutcionet shtetërore që janë edhe përgjegjëse për të dhënë informacione në raste të tilla, u “zhdukën” duke krijuar hapësirën e favorshme për të përhapur dezinformate dhe lajme të rrejshme, të cilët ngrenë menjëherë hije dyshimi për numrin e viktimave, të shpëtuarve dhe shkaqet e aksidentit, e këtë rënduan edhe më shumë gjendjen psikologjike jo vetëm të familjarëve, por edhe të mbarë opinionit vendas.

Brenda një periudhe të shkurtër fillaun që të rridhin informacione nga më të ndryshmet, ku kjo në vete ishte një goditje e rëndë që u bëhej familjarëve dhe opinionit publik, pasi një pjesë e madhe e tyre ishin jo zyrtare dhe në të njejtën kohë kontradiktore, ku çdo informacion dallonte nda ai paraprak, pasi njëri jepte një shifër për numrine të vdekurve, të shpëtuarve , apo edhe shkaqeve që çuan deri në tragjedinë, ndërsa informacionet që vinin pak më vonë jepnin të dhëna krejt të ndryshme, e njerëzit nuk dinin se cilin duhet ta besojnë si të dhënë reale e cila prej tyre ishte e pavërtetë, shkruan Zhurnal.

Në fillim të aksidentit informacionet për numrin e të vdekurve ishin mes 45 dhe 46, por që akush nuk kishte një të dhënë konkrete se sa ishte shifra e sakt, gjithashtu edhe për të mbijetuarit jepeshin infomacione dhe numra të ndyshëm, duke shkaktuar panik tek njerëzit dhe dhimbje tek ata që dyshonin se të afërmit e tyre mund të ishin në mesin e viktimave, e kjo e bënte edhe më të rëndë pritjen e informacioneve zyrtare prej auturiteteve komeptente.

Ndoshta një nga momentete më të veshtira në këtë tragjedi ishte momenti kur ne media të ndryshme filluan që të publikoheshin emrat e atyre që kishin humbur jetën, e mungesa e informacioneve zyrtare bënë që të publikohen emra edhe të atyre që kishin shpëtuar nga aksidenti, por që të nejta u tërhoqën më pas, por ata shkaktuan ankth dhe tronditje dhe traum tek familjarët por dhe tek qytetarët që po përcillnin me dhimbje tragjedinë e ndodhur.

E situata e krijuar, u dha mundësi të dalin informacione për shkaqet e mundëshme të aksidentit , prej te kontrabandimi i karburanteve, kontrabandimi i materialeve piroteknik e që doli edhe mundësia e një akti terrorist, që shokuan opinionin në vend, por vetëm 3 dit pas aksidentit, u përgënjeshtruan të gjitha këto pretndime nga Prokuroria e Bullgarisë, por që edhe përkundër kësaj, informacionet e rrejshme kishin shkaktuar tronditje në vend.

Fatkeqësiht në këtë tragjedi, jo të gjithë ndjenë dhimbje dhe pikëllim për humbjene jetëvë, por përkundrazi disa shprehën gëzim e atë e bënë edhe në mënyrë publike nëpërmjet rrjeteve sociale, e ky veprim i tyre shkatoi reagime në opinionin publik, se si mund te egzisojnë kësi “njerëz” që i gëzon vdekja dhe dhimja e të tjerëve. Disa prej tyre kishin shkruar “POMALLKU SHIPTAR” më pak shqiptar e që nuk ishte e vetmja formë e manifestimit të gëzimit, e këto ishin veprime anti human, por që mund të shpjegohet vetëm me një ultranacionalizëm i cili është e kaluar fashizmit, e fatkeqësisht organet kompetetnte nuk kanë ndërrmarrë asgjë për të sanksionuar ata që shprehin kësi mllefi ndaj viktimave të fatkeqësisisë,e që në vëtvetë është një fatkeqësi brenda tragjedisë, shkruan Zhurnal.

Institucionet duhet që të ndërmarrin masa që të ndalojnë përhapjen e lajmeve të rreshjme, dhe në të njejtën kohë të sanksionojnë çdo formë të shprehjes dhe manifestimi të urrjetjes etnike, fetare dhe gjuhësore, pasi këto do të ndikojnë negativish në të ardhemn e përbashkët të Maqedonisë së Veriut, pasi këto gjëra do të ndajnë popujt mes vete.///Zhurnal.mk

Related posts

Gjendja momentale e rrugëve në gjithë Maqedoninë

Z H

Në Komunën e Çashkës deri në orën 15 jehona 40,7 për qind

D V

Një i mitur ka marrë lëndime të rënda nga goditja elektrike gjatë vjedhjes së telit nga nënstacioni

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More