Agjencia Zhurnal.mk.

Editorial/ Cilat janë rreziqet që mund të paraqiten nga Kina dhe Rusia për NATO-n

Editorial nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 14 qershor – Ngritja dhe forcimi i Rusisë dhe Kinës ka ngjallur frikë tek vendet anëtare të Organizatës së Atlantikut të Veriut (NATO), të cilët këto dy shtete po i konsiderojnë si kërcënimet kryesore të paqes dhe stabilitetit ndërkombëtarë, e që po imponon krijimin e një strategjie të mirëfilltë për t’iu kundërvënë këtyre dy shteteve, me qëllim ruajtjen e sigurisë globale.

Rritja ekonomike e Kinës, ka ndikuar që pesha dhe fuqia e saj politike dhe ekonomike ndërkombëtare të rritet shumë, që e ka shëndrruar atë një një aktor të rëndësishëm në politikën ndërkombëtare, dhe bashkpunimi i saj me Rusinë që është një fuqi e madhe ushtarake dhe energjetike ka bëre që këto shtete të perceptohen si një kërcënim serioz për stabilitetin ndërkombëtarë. Bashkpunimi mes dy vendeve është rritur shumë vitet e fundit, ku të dy vendet kanë një qëllim të përbashkët që është balancimi apo edhe frenimi i ndikimit perëndimor dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të gjithë anëtarë të NATOS, e që arritja e këtij qëllimi shumë herë ka ndikuar që të rrëzikohet paqja dhe siguria ndërkombëtare, shkruan Zhurnal.

Kina dhe Rusia dhe disa vende të tjera aziatike krijuan Organizatën e Bashkëpunimit të Shanghait në vitin 2001, një organizatë politico ekonomike dhe ushtrake, e cila si qëllim kryesor ka frenimin e influencës dhe ndikimit të NATO-s jo vetëm në vendet e rajonit, por edhe në nivel ndërkombëtarë, e që po paraqitet si binom i saj në arenën ndërkombëtare.

Kina dhe Rusia janë anëtare të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), dhe ata ndajnë interesa të njejta politike, pasi kanë një vision të ngjajshëm rreth zhvillimeve të politikës ndërkombëare, e kjo ka ndikuar që ky institucion shumë herë të paralizohet dhe të mos mund të kryes funksionin e saj që është ruajtja e paqes dhe stabilitetit global, dhe që ka penguar që shumë problemeve dhe krizave të mos i jepet zgjidhje. Rastet të tilla janë të shumta ku Kina ka bllokuar Tajvanin që e konsideron si pjesë integrale e territorit të saj që është mbështetur nga Rusia, si dhe Moska pretendon Krimenë si pjesë e territorit të saj, e që e njejta është mbështetur nga Pekini. Ky veprim është cilësuar nga vendet e NATOS, si një kërcënim serioz për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtarë, por që interesat shtetërore të dy vendeve janë më të rëndësishme se sa siguria globale.

Ritja e agresivitetit të Kinës në Detin e Kinës Jugore është perceptuar si një shqetësim nga NATO, pasi që çdo eskalim i mundshëm i situatës në këtë rajon mund të përfshijë tërë Azinë, por edhe më gjërë e që rrezikon paqen ndërkombëtre, por që e njejta është mbështetur nga Rusia, e cila po ndihmon modernizimin ushtarak të Pekinit, e kështu i ka shtuar edhe më shumë zjarr situatës së tensionuar në këtë pjesë të botës.

Përpalsjet mes NATO-s dhe këtyre dy vendeve po vërehen edhe në Antarktid, ku Rusia ka pretendime ndaj kontinenit të ngrirë, e që këtë pretendim e ka përforcuar me ndërtimin e një baze të madhe ushtarake, Moska po mbështetet fuqishëm nga Pekini, gjë që ka ndikuar në rritjen e tensioneve me shtetet tjera pretendente që janë anëtare të Atlantikut të Veriut, shkruan Zhurnal.

Kina dhe Rusa sipas NATO-s, paraqesin një kërcënim të fuqishëm kibernetik, pasi shumë nga shtetet anëtare të aleancës por jo vetëm kanë rënë pre e këtyre sulmeve, e origjina e k[tzre sulmeve ishte nga këto dy shtete, e që përmes këtyre ndërhyrjeve ata synonin qasjen në dokumenta konfidencial dhe në sabotimet ekonomike, të cilat mund të shkaktojnë dëme të mëdha politke dhe financiare për shtetet anëtare dhe aleatët e saj.

Rritja e investimeve kineze në vendet e Europës Lindore dhe Ballkanit në sektor më kritik dhe strategjik ekonomik si në telekomunikacion, energji, transport, në këto shtete që shumica e tyre janë anëtarë të NATO-s e që nga kjo organizatë po perceptohet si një kërcënim direkt për sigurinë e saj dhe të anëtarëve, pasi përmes saj Kina dhe Rusia po synojnë që të rrisin fuqinë ndikuese brenda këtyre shteteve që nënkupton edhe një ndikim në rritje brenda vet organizatës e cila mund të sjellë minimin e fuqisë reaguese dhe unitetin që e karakterizon këtë organizatë.

E gjendur në këtë situatë NATO duhet që të krijojë një strategji emergjente, pasi fuqia ndikuese e këtyre dy vendeve po rritet çdo dit e më shumë, dhe me rritjen dhe zgjerimin e tyre, tkurret edhe hapësira ndikuese dhe manovruese e Aleancës, e që mund të sjellë pasoja të rënda për anëtarët e saj dhe për tërë sigurinë ndërkombëtare./Zhurnal.mk

Related posts

MPB-Maqedoni apel qytetarëve: Mos bini pre e emaileve të rrejshme të dërguar në emër të BSP-së

D V

Mbyllen pesë markete në Maqedoni, nuk kanë respektuar masat e qeverisë

D V

DPHM: Nesër në pjesët perëndimore shi lokal

D V
OFERTË SPECIALE // Domain + Hosting + Uebfaqe për vetëm 400 Euro në vit!
Ofertë Speciale:
Domain + Hosting + Uebfaqe = 400euro!