Editorial nga Agjencia e lajmeve Zhurnal
Shkup, 15 qershor – Paralajmrimet nga ana e Turqisë për ndërtimin e një kanali ujor në Stamboll, shkaktoi reagime të fuqishme në të gjithë botën, pasi në qoftë se ky projekt do të konkretizohet ai do të shkaktojë një impakt të fuqishme gjeopolitike dhe gjeoekonomik në rajonin e Mesdheut dhe Detit të Zi, por edhe në përgjithësi në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Rrugë-kalimet ujore gjatë gjithë historisë, por edhe tani vazhdojnë që të kenë një rëndësi shumë të madhe politike dhe ekonomike, pasi kontrolli i tyre i jep një avantazh të jashtëzakoshëm gjeopolitik shtetit që i zotëron apo i kontrollon ato, e që falë rëndësisë që kanë këto kalime, ato kanë qenë pjesë e pandashme e stategjive të fuqive botërore por edhe fuqive rajonale për ti dominuar, e që shumë herë janë bërë edhe shkak për luftra mes shteteve.
Ngushticat Turke (Bosfori dhe Dardanelet), përbëjnë një nga rrugëkalimet më të rëndësishme dhe më të frekuentuara në botë, të cilët mundësojnë lidhjen e Detit Mesdhe me Detin e Zi, e që kanë qenë objekt i shumë komflikteve, por edhe i shumë marrëveshjeve ndërkombëtare përmes së cilave është synuar që të vendoset një rregull i përgjithshëm mbi të drejtat dhe kufizimet për përdorimin e këtyre ngushticave. Paralajmrtimet për ndërtimin e një kanali të ri, trazoi ujrat edhe ashtu jo të qeta në politikën ndërkmbëtare, pasi ky kanal do të sjëllë ndryshime të mëdha gjeopolitike dhe gjeoekonomike të cilat do të ndikojnë jo vetëm në shtete e rajonit, por edhe në të gjithë botën.
Kanali i Stambollit i cili është paralajmruar për herë të parë në vititn 2011, është një kanal artificial me një gjatësi nga 45 deri në 50 kilometra dhe thellësi deri në 25 metra dhe gjërësi nga 120 deri në 150 metra, e cila synon lidhjen e Detit të Zi me Detin Marmara, e që synon që të shmang kalimin nëpër ngushticën e Bosforit, e që kostoja e këti projekti pritet të shkojë në mbi 20 miliard dollarë, shkruan Zhurnal.
Kjo ishte një lëvizje e fuqishme politike e Turqisë, e cila synon që ta rrisë fuqinë dhe ndikimin e saj jo vetëm në rajon, por edhe në politikën ndërkombëtare, pasi me këtë kanal ajo do të ishte fuqia kryesore që do të kontrollojë dhe përcaktojë rregullat e lundrimit, dhe në këtë mënyrë ajo do të und që ti shmangej kufizimeve të Traktatit të Montrosë të vitit 1936 me të cilën janë vendosur rregullat e lundrimit përmes kwtyre ngushticave.
Ky veprim i Ankarasë shkatoi shqetësim të madh tek vendet e rajonit të Detit të Zi, pasi ngushticat Turke janë porta e vetme përmes së cilave këto shtete mund të dalin në Detin Mesdhe dhe të lidhen pastaj me detet dhe oqeanet tjera të botës, e kanali i rim und të krijoj një varësi të pa shmangëshme ndaj Turqisë, pasi ajo do të jet nën juridiksionin e Ankarasë.
Ky paralajmrim shkaktoi reagim të ashpër të Rusisë, e që për të këto ngushtica janë lidhja vitale me ujrat e ngrohta që i mundësojnë marinë së saj lëvizjen nga Deti i Zi në atë Mesdhe dhe anasjelltas, dhe kështu i jep hapësirë më të madhe manovruese Kremlinit, por frika e saj është se me kanalin e ri, mundësia e lëvizjes së saj mund të kufizohet e që nënkupton edhe dobësim të fuqisë ndikuese jo vetëm në Mesdhe dhe në Detin e Zi, por në të gjithë botën. Një shqetësim tjetër i Rusisë është fakti se ky kanal i ri nuk do të jetë subjekt i traktatit të Montrosë e cila i jep mundësi asaj për lëvzje të lirë nëpër këto ngushtica, por njëkohësisht ajo e mbron atë nga ndonjë sulm i mundshëm i ndonjë marine armike, dhe shpreh shqetësim se përmes këti kanali NATO mund të zgjerojë pranin ushtarake në Detin e Zi.
Ky kanal do të krijoj një varësi të pashmangëshme të Rusisë nga Turqia, e që kjo mund të shkaktojë pasoja të mëdha politike dhe ekonomike për Moskën, pasi ajo çdo herë duhet që të tregohet shumë e matur me Ankaranë dhe ti ketë çdo herë parasysh interesat e saj, e që kjo mund të shkaktojë ndërlikime të fuqishme për interesat e saj në rajon dhe më gjërë.
Turqia me këtë kanal do ta rrisë fuqinë e saj ndikuese brenda NATO-s, pasi përmes saj Alenaca mund të dërgojë flotën brenda Detit të Zi, e që përmes kësaj prezence ajo mund të ushtrojë një presion ndaj rivalit të saj tradicional Rusisë.
Ky kanal do të shkaktojë edhe një lloj varësie të BE-së ndaj Turqisë, pasi një pjesë shumë e madhe e burimeve enrgjetike si nafta dhe gazi natyrorë që vinë nga vendet e Azisë Qëndrore dhe Rusisë e që shkojnë në drejtim të vendeve të Unionit, tani kalojnë përmes Bosforit që nuk është nën juridiksionin e Ankarasi, por që kanali i ri do të jetë, e që mund të përdoret edhe si mjet për ti presioni për ti realizuar synimet e saj.
Ky kanal ka shkaktuar tronditje të fuqishme gjeopolitike në vendet e rajonit, e që në të njejtën kohë ai do ti sigurojë Turqisë rritjen epeshës dhe fusië ndikuese jo vetëm në rajon por edhe në nivel ndërkombëtar, shkruan Zhurnal.